• |
ide | kryesore

Inter e nxjerr në shitje, Brozovic kundërshton: “Për respekt nuk i përgjigjem sulmeve”

-Instant, Sport



Marcelo Brozovic dëshiron të qendrojë tek Inter dhe e bën duke thyer heshtjen pas zërave të merkatos që e shohin larg Milanos e ngjyrave zikaltër. Për ta bërë të qartë, mesfushori kroat ka ngritur zërin kundër atyre tifozëve që në javët e kaluara e kanë shënjestruar në rrjetet sociale: “I dashur popull zikaltër – ka postuar Brozovic -, për respektin e madh që kam për këtë fanellë nuk do të replikoj ndaj shumë gjërave që kanë shkruar për mua. Mund vetëm të them se kam dhënë gjithcka nga vetja”. Pastaj konfirmimi: “Mezi pres të luftoj gjatë me Inter”.

Profili i kroatit prej kohësh rezulton nga ata të konsideruar të sakrifikueshëm në kampin e Inter, i futur virtualisht në tratativën me Chelsea për të arritur tek Kante, apo në negociatat me Bayern Mynih. Vetë Brozovic i ka idetë e qarta për të ardhmen e përmes një postimi në Instagram ka dashur të ndajë mendimin, me tifozët që shpesh në periudhën e fundit e kanë sulmuar.

“I dashur popull zikaltër, për respektin e madh që kam për këtë fanellë nuk kam replikuar asnjëherë ndaj shumë gjërave që kanë shkruar për mua në këto javët e fundit e nuk do ta bëj as tani – ka thënë mesfushori kroat në një letër me zemër të hapur postuar në Instagram -. Mund vetëm të them se kam dhënë gjithcka nga vetja për këtë fanellë e për këtë qytet ku ndihem vërtetë në shtëpi. Besoj se kam dhuruar ndonjë emocion, si gëzimet në derbi. E dua këtë fanellë, e dua Milanon e mezi pres të luftoj gjatë me zikaltrit. Forca Inter”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *