• |
ide | kryesore

“Jemi pa shtëpi, në depresion. Lekët i marrin ata me vila”, gruaja bën denoncimin për dëmtimet nga tërmeti 

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



9 muaj pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, banorët e Thumanës, që ishte një nga vatrat që pati më shumë dëmtime dhe viktima, nuk kanë marrë ende zgjidhje.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, ishte në banesën e shkatërruar të Lirie Xhixhës, e cila thotë se shteti e ka lënë në haresë totale dhe nuk i ka dhënë asnjë lloj ndihme. Edhe çadrën ku rri ajo bashkë me fëmijët dhe bashkëshortin e saj, e ka siguruar vet nga bizneset e zonës.

Lirie Xhixha shprehet se jetesa në çadër është shumë e vështirë sidomos për fëmijët, dhe mungesa e zgjidhjes para dimrit tjetër, i ka bërë që të kalojnë ditët në siklet të madh dhe në depression.

“Jam banore e Thumanës mbi 120 vjet. Jam vendalie në tokën e Thumanës, me xhaxhat, me vëllezër me motra, me të gjithë njerëzit. Pse pikërisht ky shtet të mos na i bëjë shtëpiat ku i kemi. Ne i duam shtëpiat ku i kemi tokat tona. Unë i kam tokë babe. Nuk kam në tokë ngatërresa, kam tokë babe. Jetoj me fëmijë të vegjël në çadra mbi 10 muaj pa asnjë përkrahje. Ne jemi pa shtëpi, jemi në ditë të sikletit jemi në depresion. Ne në vend të na japë dorë shteti,ne na japin shtysën. Në në vend me na vënë dorë shteti, ne na japin çadra, këtu jetojmë në çadra, flihet në çadra? Këtu sot në këtë ditë, në ditën më të shtrejntë, ne po flemë përjashta në verandë me problemet tona që kemi i di krejt shteti, shteti ska bërë asnjë lloj gjëje, asnjë lloj gjëje! Shkojmë nëpër komuna nuk gjejmë drejtësi, marrin njerëz që kanë vila lekë, pa asnjë gërvishtje kanë marrë lek. Ku jemi ne, ku jemi ne asnjë lek spo marrim, shkoni kontrolloni vilat kanë marrë nga 5 miljon lek dhe nuk kanë asnjë gërvishjtje, po ne kush jemi?” 



9 Comments

  1. ishalla te ndihmo noi i aferm!

    sa per Rilindasit , merr nje granate dhe hidhja ne fytyre , vetem ashtu do vene mend, jete per jete o jeta jote o jeta e e atyre

    ose ulni koken e mos u ankoni

  2. Sa te poshter keta rilindasit.
    Vetem vjedhin.
    Po erdhi Rilindia dmeokratike. Do u japin njerzve nga pasurit e tyre.

    1. Nga te tyret jo, po te pakten, sdo jene kaq moterqira si Rilindja qe te vjedh diten per diell, te fyen, te tall, te denigron.

    1. O ropsh, ty ste mjafton qe e sheh me cader ne shpine si breshke ka 9 muaj? Supozohet te ishin ne shtepi te reja tani sipas Arben Ahmetajt e Edvin Rames. Rama mori aq shume leke ne konference te donatoreve saqe u habit e tha ” na keni dhene shume me shume se c’prisnim”. Pse nuk ndertohen shtepite???????

      1. “””” Rama mori aq shume leke ne konference te donatoreve saqe u habit e tha ” na keni dhene shume me shume se c’prisnim”. Pse nuk ndertohen shtepite ???????””’

        Ku i mori keto leket e medha Rama ? Deri tani vetem granti i BEs eshte dhene . Te tjeret jane akoma ne procedurat e tyre te granteve.
        Te gjitha grantet jane konfirmuar , por dhuruesit jane akoma te zene me procedurat e tyre per grantet ( duhen votuar ne buxhetet e tyre financiare) .
        ( nuk ju thua dot , levizni me shpejt , ju lutemi )

  3. Qeveria e vitit 2009 iu dorëzua qeverisë së Greqisë në shenjë pardoni për krimin e kryer në vitin 1992 dhe që u quajt masakra e Peshkëpisë. Një komando esktremistësh grekë sulmuan postën shqiptare të Peshkëpisë dhe vranë dy ushtarakë. Qeveria shqiptare, në shenjë hakmarrjeje, burgosi katër liderët kryesorë të Omonias. Konflikti mes dy shteteve u ndez aq sa CIA kishte shkruar se ‘po fillonte konflikti ndërballkanik’. Pastaj po kjo qeveri, në trazirat e vitit 1997, që u quajt edhe luftë civile, akuzoi Greqinë se kishte nxitur dhe organizuar gjithë rebelimin në jug të vendit… Me rastin e detit, qeveria e Partisë Demokratike i kërkoi dorën e pajtimit Greqisë, me një dhuratë ‘të vogël’ ndër duar- rreth 354 kilometra katror hapësirë detare plus pasuritë.

    1. Ore keq mire kishte Gjykate Kushtetuese dhe e keqe e mire e dha verdiktin e saj, mbaroi filmi. Po tani si i behet? Apo e di Mut Baze kete pune?

  4. Cdo popull meriton hajvanet qe ka ne koke, qe keshtu mos u ankoni per dallkauket politik. Se edhe po u ankuat nuk i rruhet kerkujt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *