• |
ide | kryesore

Liga, kalendari 2020-21: në fund të tetorit Clasico i parë… pa Messi

-Instant, Sport



La Liga spanjolle 2020-21 ka marrë tashmë formë me shortin e kalendarit. Kampionati spanjoll do të nisë në fundjavën e 12-13 shtatorit me kampionët në fuqi të Real Madrid që do të përballen menjëherë me Getafe në një derbi ndërqytetas. Të sapoeradhurit në Liga, Elche do të luajnë në Camp Nou kundër Barcelonës, ndërsa Atletico Madrid i Simeone do të presë Sevilla që sapo ka fituar trofeun e Europa League.

Clasico i parë Barcellona-Real Madrid do të jetë në fundjavën e 25 tetorit. Interesant të shohësh përplasjen e parë të madhe të futbollist spanjoll pa dy divat që kanë bërë histori në dekadën e fundit Cristiano Ronaldo e Lionel Messi. Real Madrid e Atletico Madrid do të sfidohen në fundjavën e 13 dhjetorit në Bernabeu. Dy skuadrat e tjera të sapongjitura, Cadiz e Huesca, rikthehen në Liga duke sfiduar respektivisht Osasuna e Villarreal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *