• |
ide | kryesore

Manchester City nuk i dalin llogaritë: Guardiola i këshillon Messi të qendrojë tek Barcelona

-Instant, F1, Sport



Mund të jetë edhe strategji. Por jo vetëm kaq, sepse me atë që shkruan sot Mundo Deportivo Manchester City është natyrisht i interesuar për situatën e Messi, por nuk ka ndërmend të bëjë lëvizjen nëse argjentinasi nuk lirohet gratis nga Barcelona. Tratativa nuk është ekonomikisht e përballueshme, nëse kalon përtej rrogës prej faraoni që ka kërkuar Leo. Kështu, blerja do të bëhet vetëm nëse zhduket klauzola prej 700 milionë euro, e papërballueshme edhe për klubin anglez, e jashtë logjike edhe për burimet financiare të pafundme të pronarëve nga Emiratet Arabe.

Në gjithë këtë lëvizje të madhe duhet patur parasysh edhe cështjet e Fair Play Financiar që e kanë vënë City nën lenten zmadhuese të Uefa-s. E kështu, në pritje që presidenti i Barcelonës Bartomeu të takohet me Jorge Messi, të atin e Leos, për të kërkuar një rrugë dalje të vështirë, gjithnjë sipas Mundo Deportivo pikërisht Pep Guardiola i ka këshilluar numrit 10 blaugrana të rishohë pozicionin e tij e ta mbyllë karrierën në Barcelonë.

Të dhëna këto që dolën një ditë pasi Pep u kthye në Angli pas qendrimit në shtëpinë e tij në Barcelonë. Guardiola – bën të ditur shtypi katalanas – ka folur në telefon me Messi, duke I shprehur dëshirën për ta patur në skuadër, por duke i kujtuar edhe vështirësitë ekonomike të cështjes e, jo e fundit, keqardhjen e tij ta shohë ta mbyllë në këtë mënyrë historinë e tij me klubin e jetës së tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *