• |
ide | kryesore

Menaxheri shqiptar aleati i Milan: Chiesa gati të anashkalojë Juve e Inter

-Instant, Sport



Paolo Maldini po e provon përsëri. Pasi i rrëmbeu Sandro Tonalin Interit, drejtori i zonës teknike kuqezi po punon për të provuar të mposhtë konkurencën sërisht të zikaltërve e të Juventus për Federico Chiesa. Eshtë ai objektivi i madh i merkatos së Milan, goditja që do të ndryshonte realisht pozicionin e formacionit të Stefano Pioli në startin e sezonit të ardhshëm.

Operacion i komplikuar, jo vetëm sepse presidenti viola Commisso kërkonte deri pak muaj më parë 70 milionë euro për ta lënë të largohet. Por edhe sepse duhet gjetur një formulë që ti lejojë të gjithë të fitojnë pa derdhur menjëherë para. Fiorentina kërkon të paktën 50 milionë cash e askush, as Milan, as Inter, as Juventus është i gatshëm ta kënaqë. Kështu që flitet për lojtarë në shkëmbim e pagesa të ndara në një apo dy vjet.

Në këtë pikë, menaxheri i sulmuesit, shqiptari Fali Ramadani, vecanërisht pranë Maldinit e familjes së Chiesa, po shtyn në këtë drejtim, duke u bërë aleati më i mirë i kuqezinjve në një operacion delikat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *