Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë pasdite në Shkodër. Sipas informacioneve paraprake, një person ende i paidentifikuar ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të ‘Prek Calit’. Policia ka reaguar për ngjarjen, ku njofton se ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij. Ndërkohë Lapsi.al sjell pamjet nga Shkodra
Njoftimi
Policia identifikon autorin e plagosjes së ndodhur pak minuta më parë dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij. Në zonën e quajtur Prek Cali, të qytetit të Shkodrës, shtetasi T.L, 38 vjeç, nga fshati Toplanë, Vau i Dejës, si pasojë e një konflikti të çastit me një person tjetër ka mbetur i plagosur me armë zjarri dhe ndodhet në spital për ndihmë mjeksore
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e DVP dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta profesionale kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasin L.K, 29 vjeç banues në Shkodër.
Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me FNSH kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit.
Në atë zonë është kapur dhe shoqëruar një person që dyshohet se ka djeni për ngjarjen. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove materiale në vendngjarje që do ti shërbejë hetimit dhe dokumentimit të plotë ligjor të ngjarjes.