• |
ide | kryesore

Rama kërkon mandatin e tretë duke pyetur socialistët: A jam unë më i miri?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot deputetët në Elbasan, ku ka mbajtur dhe një fjalim në të cilin ka bërë të qarta objektivat për sezonin e ri politik. Në hyrje të fjalës së tij, Rama është shprehur se ky ka qenë një vit i vështirë, por sërish ka kërkuar që të vijohet e të punohet përpara. Rama ka kërkuar refletkim nga të gjithë dhe ka pyetur deputetët nëse ai është më i mirë dhe meriton një mandat të tretë.

Pjese nga fjala e tij

Këtu jemi mbledhur që tu ftoj në një reflektim të thellë dhe të shpejt, sot dua që ta nisim dhe ta kryejmë në javët e ardhshme bashkarisht. Dua një reflektim se si duhet të vijojmë betejen tonë, si skuadër dhe si do ta kurorëzojmë këtë mandat për të merituar një mandat tjetër nga qytetarët tanë.

Po e nis nga vetja dhe jo pa qëllim publikisht me zë të lartë, që kam priviligjenin të drejtojë shtëpinë tonë të përbashkët. A jam unë kryeministri më i mirë që mund të jem për ta, po ju jeni deputetët më të mirë që mund të kenë qytetarët? A është kjo që kemi bërë më e mira? Shqiptarët sot nuk e kanë një alternativë më të mirë, se sa unë dhe sa ju, këtë ata e dinë. Shumica e tyre nuk e diskuton, por kjo nuk më mjafton fare dhe atyre jo e jo.



5 Comments

  1. A je ti me i miri? Po sdo men mer lal qe ti je numer njish e ska tjeter pervec teje. Do te japin ato nga ditet e veta, vetem qe ti rrish ti siper.

  2. Me sa duket nuk ka mbetur kush qe ta levdoje dhe tani do levdoje veten. Por ne nje gje ka te drejte. Eshte me i miri ne shekullin e XXI per te shkaterruar trojet shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *