• |
ide | kryesore

Rikthehet në skenë kabineti “Rama 1”/ Beteja e re, me emrat e vjetër

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Zbulimi i emrave të drejtuesve “të rinj” politikë të PS-së në qarqe duket si një kthim pas në kohë. Në mbledhjen e grupit parlamentar të zhvilluar në një resort në dalje të Elbasanit, u mësuan ata që Rama kishte vendosur në krye të 12 qarqeve si “kokat” e organizimit dhe strategjisë së fushatës së zgjedhjeve të reja. Ajo që nuk ka surprizuar është fakti se Rama u ka besuar zgjedhjet e ardhshme “gardës së vjetër” në Partinë Socialiste, sa duket si një rikthim në qeverinë “Rama 1” që mori detyrën në 2013-ën.

Në Shkodër rikthehet Ilir Beqaj, ministër i shëndetësisë në qeverinë e parë të Ramës. E ka drejtuar Shkodrën edhe herë të tjera, por zëvendësit e tij nuk kanë qenë jetëgjatë. Për pak kohë ka qenë Ditmir Bushati ndërsa Valdrin Pjetri më parë iku sesa erdhi në këtë detyrë për arsye që dihen.

Në Lezhë shkon sërish Lindita Nikolla, ministre e Arsimit në “Rama 1”. Nën zë në korridoret e PS flitet se ka pasur një lobim të fortë të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj për të marrë “frerët” e këtij qarku, por përplasja e pak kohëve më parë me kryebashkiakun Pjerin Ndreu duket se nuk ka lënë shije të mirë te Rama.

Në Tiranë Erion Veliaj, ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në 2013-ën. Do të ndihmohet edhe nga Elisa Spiropali që në atë kohë prezantohej nga Rama si drejtore e Doganave që do të bënte “natën – ditë”.

Në Durrës, qarkun do ta drejtojë vetë Edi Rama ku edhe pritet të vendosë emrin si kandidat për deputet. Rama braktisi Vlorën si taktikë elektorale për shkak të tërmetit të 26 nëntorit duke vënë rindërtimin si strategji për të bindur durrsakët që ta votojnë.

Në Korçë mbetet Niko Peleshi, ish-zv. Kryeministër në qeverinë e parë të Edi Ramës. Më pas iu dha ministria e Bujqësisë.

Në Vlorë shkon një tjetër emër i njohur për qarkun. Damian Gjiknuri, Ministër i Energjisë dhe Industrisë në kabinetin e parë të PS-LSI-së të 2013-ës. Gjiknuri është një nga të besuarit e Ramës për çështje elektorale të cilit Rama i ka besuar edhe zona të tjera si Dibra. Historitë e atyre zgjedhjeve dhe “tërmetin” e shkaktuar aty e dinë tashmë të gjithë.

Gjirokastrën e merr Bledi Çuçi. Jo të gjithë e mbajnë mend, por në qeverinë e parë të Ramës ai ishte ministër shteti për çështjet vendore.

Në Fier mbetet sërish Gramoz Ruçi që me rikthimin e socialistëve në pushtet kishte detyrën e kreut të grupit parlamentar të PS. Dibra i është besuar ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, Elbasani – Taulant Ballës ndërsa Kukësi – Safet Gjicit. Të vetmit që nuk kanë qenë ministra në 2013-ën, por që kanë mbajtur detyra të rëndësishme të socialistëve në 2 mandate.

Edi Ramës nuk i mbetej gjë tjetër veçse ti jepte edhe Saimir Tahirit një detyrë për zgjedhjet e ardhshme në mënyrë që të plotësohej fotografia e qeverisë së tij të parë …edhe 8 vjet më pas. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: 

Analiza/ Edi Rama mban fjalimin më pesimist të mandatit shtatë vjeçar

Shikoni imazhet / Si e barazon Rama veten me Skënderbeun

Rama i cakton vetes një tjetër detyrë, zëvendëson Vangjush Dakon në Durrës si drejtues politik i PS-së



12 Comments

    1. Nje m.. jan o shoku, hajdut keta e hajduta ata qe ishin para ketyre. Te vetmit qe vjedhin me shume se keta jan lsi-stat

      1. Tani qe i pame, nuk eshte njelloj muti me mutin…Aq ere sa ka majt keto vitet e fundit shqiperia nuk ka pas hale me te modhe se kjo ridhjerese!

  1. Akoma me niko peleshin ,kete skuth te vogel ,ushtar te ragamit,,ish sekretari i rinise komuniste te gjimnazit Raqi Qirinxhi .Me mire te vendose raqke viktimen se sekretarin

    1. Tamom tamom, Peleshi e ka fillu karieren me PD. Iku nga talibanet e PD si gjithe ato me dy pare men ne koke.

  2. A nuk ju hoq mandati i deputetit nga Gjykata Kushtetuese Ilir Beqjes që në shkelje të ligjit e ushtronte këtë mandat në të njejtën kohë që merej edhe me biznese private ?

  3. Një pyetje: Çfarë institucioni e konsideron veten një parti politike që i kërkon një individi të deklarojë pasurinë te ajo? Mbi c’ bazë e kërkon këtë dhe kush do ta bëjë vlerësimin apo do të japë ceretefikatën e “pastërtisë”? Dhe më tutje, çfarë ndodh me të dhënat që individi deklaron, vetëm se është një nga disa mjëra shqiptarët që kanë dëshirë të bëhen deputetë? Kush e sigurin atë që do ruhet provatësia e këtyre të dhënave? Nje lloj si lulzimja me vile ne tirane lalez e hamallaj te oligarket ju shpellkare vazhdoni shkruani per pjaten e supes

  4. Shkëlzen Berisha e ka humbur edhe në Apel në SHBA, betejën e tij me gazetarin amerikan Guy Lawson. Në librin ‘Armët dhe Çunat’, që ka në thelb tragjedinë e Gërdecit, Lawson ka shkruar specifikisht edhe për djalin e ish-kryeministrit, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, duke nxjerrë fakte dhe prova, që sipas autorit, provojnë se Berisha ka qenë i përfshirë në biznesin famëkeq të armëve.

  5. O I Paemer. Po si nuk mbete pa i fut hunt gjithkun .pse o bir keshtu ,pse nuk me ndegjon.kam meta qi mamin ne dark,o spordhjak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *