• |
ide | kryesore

Shorti i raundit të tretë: për skuadrat shqiptare kundërshtarë të përballueshëm në Europa League

-Instant, F1, Sport



Shorti i raundit të tretë të Europa League ka rezultuar deri diku i përballueshëm, edhe pse të shpresosh për ndeshje të lehtë në këtë fazët të kompeticionit bëhet e vështirë. Në një situatë hipotetike kualifikimi, raundi i tretë do të jetë shumë më i thjeshtë, sepse shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës i ka vënë përballë kundërshtarë të përballueshëm.

Laçi është më i favorizuari nga ekipet shqiptare për të vazhduar ëndërrën, sepese jo vetëm ka mundësinë e revanshit ndaj Hapoel Ber Sheva në raundin e dytë, por nëse kalon do të gjejë përballë fituesin e ciftit Colerain-Motherëell. Sfida britanike ka të avantazhuar skocezët e Motherëell, që janë edhe kundërshtari më i rrezikshëm, por jo për ta patur frikë. Skocezët, që edicionin e kaluar e mbyllën kampionatin në vendin e katërt, kanë bërë një nisje katastrofë në këtë sezon, me dy pikë në 6 ndeshje e pozicionimin në vendin e 12.

Pasi shorti e ka vënë Kukësin përballë një sprove në raundin e dytë ndaj Ëolfsbourg, raundi i tretë ul dozat e rrezikut për skuadrën e Skënder Gegës, që do të përballet me ukrainasit e Desnas. Nuk është se mund të quhet e lehtë si përballje, sepse po flasim për një formacion që është pozicionuar në vendin e katërt tre pikë larg Dinamo Kiev të vendit të dytë, por gjithësesi jo kaq problematike sa përballje me gjermanët.

E ka mendjen tek Granada skuadra e Teutës, por nëse për një apo dy motive ia del, në raundin e tretë të turneut, shorti e ka pozicionuar kundër fituesit të çifti Lokomotiva Tbilis-Dinamo Moska. Rusët janë problem më i madh dhe favoritë për ti gjetur përballë në raundin e tretë. Moskovitët e kanë nisur sezonin fort, duke qenë të katërtët vetëm 3 pikë larg Spartakut kryesues. Vlera e skuadrës kryeqytetase prej 59.5 milionë euro tregon qartë se nuk do të jetë e lehtë ti sfidosh, ndërsa nëse surprizën e bëjnë gjeorgjianët shumë më modestë në vlerë ekipi e kualitet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *