• |
ide | kryesore

Studimi i fundit/ Covid prek testikujt e meshkujve dhe dëmton pjellorinë e tyre

-Instant, Arkiva, F1, Stil



Coronavirus mund të shkaktojë edhe enjtje të testikujve te meshkujt dhe në rastin më të keq mund të shkaktojë jopjellori. Janë ekspertë amerikanë që po paralajmërojnë se Covid-19 mund të shkaktojë efekte anësore të çuditshme. Rasti i fundit ka qenë një 37-vjeçar më parë të shëndetshëm.

Mjekët në Teksas, thanë se pacienti shkoi në urgjencë me ënjtje dhe shqetësime në pjesën e testikujve. Ai kishte vuajtur nga disa simptoma të koronavirusit, të tilla si një kollë e thatë, lodhje dhe ethe, prej 10 ditësh para se të shkonte në spital.

Mjekëve u tha se dhimbja në testikuj i kishte nisur rreth tre ditë më parë. Pacienti kishte rezultuar pozitiv për Covid-19 në një klinikë ambulatore 5 ditë pasi u shfaqën simptomat e tij të para. Mjekët thanë se Covid-19 kishte dëmtuar spermatozoidet e tij.

Ata dyshojnë se virusi përdori receptorët ACE2 në qelizat Leydig – të cilat janë të pranishme në testikuj – për të hyrë në trupin e tij. Sidoqoftë, ata pranojnë se raste të tilla janë shumë të rralla. Mjekët e trajtuan atë me qetësues dhe antibiotikë dhe ai u largua nga spitali kur dhimbja ishte larguar.

Mjekët e kanë botuar studimin e tyre me shpresën se do të ndihmojë mjekët e tjerë. Ka pasur edhe raporte të tjera të ngjashme të dhimbjes në testikuj tek pacientët Covid-19, por ende nuk ka hulumtime zyrtare në lidhje me këtë.

Në prill, studiuesit pretenduan se testikujt mund të strehonin koronavirusin dhe të lejonin që virusi vdekjeprurës të jetonte më gjatë te burrat. Ata pretendojnë se Covid-19 hyn në trup përmes qelizave që kanë proteinën ACE2.

Këto proteina gjenden në mushkëri, zemër dhe zorrë, por edhe në sasi të mëdha në testikuj. Ndërsa për gratë, sasi shumë të vogla gjenden në indet e vezoreve. Studimi pilot tregoi se ndërsa grave u duheshin 4 ditë për të pastruar infeksionin, burrave u duhej 50% më shumë, duke kërkuar 6 ditë. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Na cat trapin me keto gjera, perdite do botoni dicka te ngjashme, qe nga pikapmja shkencore eshte nje bullshit i madh. Kam pershtypjen qe me shume probabilitet ke te vdesesh nga halat e peshkut, ose te te bjerri rrufeja sesa te kesh probleme ne testikuj nga Covid-19.
    Lajme te tilla tregojne nivelin e vertete te gazetarise Shqipetare dhe Boterore, jane totalisht te pa besushem.

  2. Hello

    I hope this email finds you well.

    I am the owner of a small boutique and we are now looking to expand our wholesale sales and conduct a guest post outreach for SEO.

    I have come across your comment on this website popstarsatl.com regarding Facebook Search Engine Scraper and Email Extractor by Creative Bear Tech.

    Would you recommend this software? I can see that many people have gotten good results but I thought I would ask you first-hand for my own peace of mind.

    Thank you very much for your assistance.

    I look forward to your response.

    Kind regards

    Dorothy

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *