• |
ide | kryesore

Takimi/ A do ulen Rama dhe Basha të premten?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenca kërkoi konsultime me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Përmes një letre që mban firmën e drejtorit të kabinetit, Arben Cici, Presidenti Meta fton në takim krerët e dy partive kryesore në vend.

Deri tani nuk ka asnjë reagim nga palët. Nuk bëhet me dije nëse krerët e partive me të mëdha të vendit do të vijnë personalisht apo do te përfaqësohen në mbledhje.

“Presidenti i Republikes, fton ne takim ditën e premte, dt 04.09.2020, ora 11:00 pranë institucionit të Presidentit të Republikës kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe/ apo persona të tjerë të autorizuar prej tij”- thuhet në letrën drejtuar kreut të grupit parlamentar të PS- Taulant Balla.

Në takim për t’u konsultuar mbi datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, Presidneti Meta fton dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha.

“Presidenti i Republikës, fton në takim ditën e premte, dt 04.09.2020, ora 12:00, pranë institucionit të Presidentit të Republikës, kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe/ apo persona të tjerë të autorizuar prej tij”- thuhet në letrën drejtuar sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi.

Në përfundim të shkresave drejtuar partive politike, Presidenti i Republikës, Ilir Meta shpreh besim në vlerësimin e këtij procesi të cilin e konsideron të rëndësishëm.

Sipas marrëveshjes së 5 qershorit, periudha e mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme do të ndryshojë, dhe nuk do të jetë më në periudhën e verës, por një datë përgjatë periudhës kohore, 15 prill-15 maj.



8 Comments

  1. Kujt i rruhet? per XXX, Servilet, Tradhtarin, Hajdutin, Interesaxhiun, Budallain

    Shqiperia digjet, vidhet, shitet, tradhtohet, ja kane mbushur breket plot me mbeturina e pesticide, e kujt i plasi XXXX ulen apo nuk ulen?

    Ne fakt keto sharlatane mos egzistonin kurre do ishte OK per token dhe gjallesat.

    1. Preciz! Keto te dy, te tre apo me shume jane kukulla eksperimentale ne duart e lloj lloj interesash e sherbimesh.

      Shqiperia thjeshte han pa porta, hyn kush te doje, merr , djeg, vjedh, vret, poshteron, mashtron, shqyen, perzen cdo gje qe i del perpara.

      Kane marre persiper t’ja XXXXX XXXX Shqiperise, ky eshte mision i vetem.

  2. pasi edhe pse në opozitë, pasuria e ish-mandatdjegurve të Partisë Demokratike, pothuajse u trefishua. Dikush ka rritur me 10 fish depozitat në banka, dikush ka bërë pallate, dikush ngriti vila, dikush rriti sipërfaqen e resortit në bregdet, dikush rriti dhe zgjedhoi biznesin në zonat bregdetare kryesisht në zonën Durrës-Lalëz, Shingjin, Vlorë, e Sarandë, apo dhe dikush bleu vilë tre katëshe në fshat, buzë malit. Me këtë mendim dhe moto, Lulzim Basha, ka parashikuar dhe kërkon të “filtrojë” 300 emrat e listës për kandidatët e “rinj” për deputet

  3. Dihet nga tr gjithe qe me doçin nuk ka bisedime, sepse hajduti dhe obscurantisti oriental nuk e njeh dialogun, pour vetem drurin ( qe ja jepte here pas here enturazhi i Pd, kur bente anarshistin tek Pd-ja) Prandaj te ulesh me te, vetem sa veten, pour nuk nxjerr asnje perfundim. Qeni erdhi ne pushtet me dhune, dhe vetem me dhune largohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *