• |
ide | kryesore

Taksat italiane i japin Juventus një asist për Suarez: urugajani negocion daljen me Barcelonën

-Instant, Sport



Situata është e bllokuar, por Juventus kërkon të përshpejtojë kohët duke qenë se Andrea Pirlo ka nevojë sa më shpejt të ketë në dispozicion sulmuesin e tij, sidomos pasi Gonzalo Higuain është nxjerrë tek dera pa shumë kortezi: argjentinasi, me të cilin po negociohet dalja, ishte 9 e vetme në organikë e në atë pozicion duhet menjëherë një zëvendësues. Fabio Paratici ka lëvizur me shpejtësi e ka në duar Edin Dzeko: sulmuesi boshnjak i pëlqen shumë Pirlos, që e konsideron perfekt për të bërë partnerin e Cristiano Ronaldos, por ëndërra duket se është një tjetër.

Juventus vazhdon të mendojë për Luis Suarez, që dje është stërvitur me Barcelonën, ku nuk është më i pëlqyer, sic ka bërë të ditur tekniku i ri blaugrana Ronald Koeman. Kështu, bardhezinjtë kanë krijuar dialogun me stafin e uruguajanit, që në Katalonjë ka një pagë prej 15 milionë euro në sezon deri në 30 qershor 2021. Për shkak të taksave të favorshme italiane: Dekreti i famshëm i Rritjes, do të luante në favor të bardhezinjve. Suarez do të kënaqej me 10 milionë në vit, e nga arkat bardhezi do të dilnin “vetëm” 15 milionë në dy sezone. Pak a shumë aq sa do duhej për të kënaqur Dzeko që kërkon 7,5 në sezon. Për më tepër për kartonin e Pistoleros mund të shpenzohej vërtetë pak nëse uruguajani gjen akordin me Barcelonën për një dalje të mirë e kjo do të kishte peshë, sepse për të marrë Dzeko Roma kërkon të paktën 10 milionë euro.

Nga ana e Suarez është dhënë pëlqimi për transferimin në Torino. Prioriteti i tij këto ditë është të gjendet një rrugë dalje me Barcelonën, ku në 6 sezone ka fituar ndër të tjera edhe një Champions (2015), duke i shënuar në finalen e Berlinit pikërisht ndaj bardhezinjve, e katër herë la Liga. Shumë do të varet nga vetë Pistolero duke qenë se Juventus nuk kërkon të shpenzojë shumë për kartonin e sulmuesit të ri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *