• |
ide | kryesore

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person

Arkiva, Lajme, Të fundit



Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë pasdite në Shkodër. Sipas informacioneve paraprake, një person ende i paidentifikuar ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të ‘Prek Calit’. Policia ka reaguar për ngjarjen, ku njofton se ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij. Ndërkohë Lapsi.al sjell pamjet nga Shkodra

Njoftimi

Policia identifikon autorin e plagosjes së ndodhur pak minuta më parë dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij. Në zonën e quajtur Prek Cali, të qytetit të Shkodrës, shtetasi T.L, 38 vjeç, nga fshati Toplanë, Vau i Dejës, si pasojë e një konflikti të çastit me një person tjetër ka mbetur i plagosur me armë zjarri dhe ndodhet në spital për ndihmë mjeksore

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e DVP dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta profesionale kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasin L.K, 29 vjeç banues në Shkodër.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me FNSH kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit.

Në atë zonë është kapur dhe shoqëruar një person që dyshohet se ka djeni për ngjarjen. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove materiale në vendngjarje që do ti shërbejë hetimit dhe dokumentimit të plotë ligjor të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *