• |
ide | kryesore

Tepelensi kapet në kufi, akuzohet për abuzim seksual

Arkiva, Lajme, Të fundit



Besnik Kreçi, 46 vjeç, banues në Tepelenë, i shpallur në kërkim për abuzim seksual dhe “marrëdhënie seksuale me persona të pa mbrojtur”, është vënë në pranga. Kreçi u arrestua pasditen e sotme në kufi, teksa po tentonte të largohej drejt Greqisë. Policisë Kufitare e Çarshovës ka bërë të mundur kapjen e 46-vjeçarit në brendësi të territorit kufitar. Kreçi ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Gjirokastrës dhe tashmë është dërguar në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë së këtij qarku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *