• |
ide | kryesore

Vala e dytë/ Greqia shtyn hapjen e shkollave, Hungaria mbyll kufijtë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Autoritetet greke e kanë shtyrë rihapjen e shkollave me një javë për në 14 shtator për shkak të një rritjeje të rasteve me Covid-19. Rritja e rasteve në javët e fundit i ka detyruar autoritetet greke që të rivendosin gradualisht kufizime për të frenuar përhapjen e Covid-19.

Zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas tha se zgjatja ishte e nevojshme që familjet të ktheheshin në qytetet e mëdha nga pushimet verore dhe të kalonin ca kohë në shtëpi para se fëmijët të kthehen ne shkollë. Mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme në të gjitha hapësirat e brendshme të shkollave në të gjithë vendin.

Ndërsa Hungaria ka rimbyllur kufijtë duke implementuar masa edhe më te rrepta se ato të vendosura në kulmin e pandemisë. Përgjatë shtatorit, vendi është i mbyllur për pothuajse të gjithë përveç qytetarëve hungarezë dhe rezidentëve, dhe madje edhe ata duhet të futen në karantinë pas mbërritjes.

Hungaria kishte një seri korridoresh udhëtimi me vendet e “gjelbra” të BE-së dhe sektori i turizmit të vendit kishte filluar ta merrte veten javët e fundit. Rastet e reja ditore janë rritur duke nisur nga fillimi i gushtit. Kryeministri Viktor Orbán tha se një valë e dytë e koronavirusit “po troket në derë” dhe se parandalimi i saj kërkon “masa serioze”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *