• |
ide | kryesore

Vidal kërkon zgjidhjen e kontratës me Barcelonën: pas portës është Inter

-Instant, Sport



Kjo mund të jetë hera e duhur, për Inter kuptohet. Pasi kërkuan me insistim, por pa sukses, të sjellë në Milano Arturo Vidal me sugjerimin e shprehur nga Antonio Conte, sa verën e kaluar aq edhe gjatë merkatos së janarit, zikaltrit presin tashmë rezultatin e “tratativës” mes kilenit e Barcelonës për të mbyllur pastaj akordin që e kanë ndërtuar me menaxherin e ish-mesfushorit të Juventus. I lënë në fund të hierarkive nga tekniku i ri blaugrana Ronald Koeman, Vidal po negocion personalisht me klubin katalanas për të arritur në një zgjidhje konsensuale të kontratës (duke kërkuar madje edhe një dalje të mirë), që do ti lejonte pastaj të firmoste me parametër zero me Inter.

Barcellona, nga ana e saj, kërkon një shpërblim ekonomik për shitjen e tij, duke e ditur tashmë interesimin e Inter (e jo vetëm). Tratativa mes klubit e lojtarit ka nisur zyrtarisht, e në të njëjtën kohë vazhdon edhe ajo mes menaxherit të Vidal, Fernando Felicevich, e shoqërisë zikaltër për të gjetur sa më parë akordin për kontratën e lojtarit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *