• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni si është përgatitur Santos për 80 vjetorin e Pelé

-Instant, Sport, Video



Të gjithë për Pelé. Edhe Santos e Flamengo kanë marrë pjesë në lëvizjen #Pelegacy, fushata e krijuar për të nderuar kampionin e madh brazilian në prag të 80 vjetorit të lindjes, që është në fakt në 23 tetor. Një fanellë gjigante me numrin 10 e dedikimin “Pelegacy” ka zënë tribunën e stadiumit Vila Belmiro të Santos, me objektivin për të tërhequr vëmendjen e publikut me një ftesë për të gjithë ata që duan të nderojnë “mbretin”, për të dërguar në internet një video me fanellën e tij e një mesazh urimi.

“zemra ime është plot krenari për këtë homazh të Santos e Pelegacy në ndeshjen e djeshme kundër Flamengos. Faleminderit që më bëtë të buzëqesh”, ka komentuar Pelé. Në përfundim të ndeshjes Diego Ribas e Yeferson Soteldo, që kishin numrin 10, këmbyen fanellat për të promovuar #PelegacyJerseyExchange.

Lëvizja, në bashkëpunim me Fondacionin Pelé, promovon edhe një mbledhje fondesh për luftën kundër Covid në Brazil, falë edhe fanellave që i janë dërguar kampionit e që do të shiten në ankand në fund të vitit. Yje si Kylian Mbappé, Zico, Rivelino, Usain Bolt e Dejan Stankovic i kanë dërguar legjendës braziliane fanellat e tyre të firmosura.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *