• |
ide | kryesore

Babai i Messi “e sheh të vështirë qendrimin”, Barcelona e vendos Pleshtin imazh të fanellave të reja

-Instant, Sport



E ardhmja e Lionel Messi duket gjithnjë e më larg Barcelonës, sipas gjithë opinionit sportiv, por jo për drejtuesit e klubit që vazhdojnë të punojnë sikur asgjë nuk ka ndodhur. Vetëm pak orë më parë, i ati i argjentinasit e ka bërë edhe më të sigurt hipotezën e largimit të Pleshtit nga Katalonja me frazën që i shpëtoi: “Është vështirë të qendrojë tek Barcelona”.

Përkundrejt gjithckaje, klubi blaugrana i ka dërguar një mesazh të fortë e të qartë tifozëve përmes kanaleve sociale. Në imazhin që reklamon uniformën e re “home” të Barças, në plan të parë është Leo. Një detaj që, pavarësisht kaosit rreth Messi, konfirmon dëshirën e blaugrana për të mbajtur në skuadër fenomenin argjentinas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *