• |
ide | kryesore

Barcelona kundërsulmon Interin: Vidal çelësi për Lautaron

-Instant, Sport



Ausilio ka qenë i qartë: Lautaro nuk lëviz. Barcelona, që është duke u marrë me cështjet e komplikuara që lidhen me Messin e shumë lojtarë për dalje, nuk do të heqë dorë. Eshtë argjentinasi zëvendësuesi ideal i Suarez për gjithë ambjentin blaugrana, Koeman përfshirë. Sipas asaj që bën të ditur e përditshmja katalanase “Sport”, presidenti Bartomeu nuk ka hequr dorë kurrë nga sulmuesi. Bisedimet me Inter janë bllokuar përballë kërkesës së konsideruar të tepëruar nga blaugranat.

Barça është e fortë në dëshirën e lojtarit për tu transferuar në Spanjë por nuk do të derdhë më shumë se 65 milionë euro me një lojtar në shkëmbim, nga ata që janë në listën e daljeve. Është një emër që Inter e kërkon prej kohësh, që kur Conte ka marrë drejtimin e pankinës zikaltër. Bëhet fjalë për Arturo Vidal, klauzola e zgjidhjes së kontratës së të cilit është rreth 20 milionë, por që Inter e mendon të tepruar. Përfshirja e kilenit në tratativë mund të jetë celësi për të marrë në Barcelonë qendërsulmuesin argjentinas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *