• |
ide | kryesore

Berlusconi infektohet me Covid: “Ke kaluar nga gjithcka e ke luftuar gjithnjë”

-Instant, Sport



Silvio Berlusconi ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin për pozitivitetin e ish-pronarit të Milan, sot presidenti i Monza, është dhënë nga Alberto Zangrillo, përgjegjës i terapisë intensive në San Raffaele të Milanos, që ka bërë të ditur: “Berlusconi është asimptomatik e në izolim në shtëpi “.

KOMUNIKATA – Përmes një komunkikate të bërë të ditur nga zyra e tij e shtypit, mësohet se Berlusconi “do të vazhdojë të punojë nga rezidenca e tij në Arcore, ku do të kalojë periudhën e izolimit të parashikuar. Do të vazhdojë të mbështesë kandidatët e Forza Italia e të qendrës së djathtë në zgjedhjet rajonale e administrative, me intervista të përditshme në gazeta, televizione e rrjetet sociale”.

MESAZHI I LAPO ELKANN — Lapo Elkann, sipërmarrës e ish-drejtues i Juventus, ka postuar një mesazh për Berlusconin në Tëitter. “Ke kaluar shumë nga gjithcka e gjithnjë ke luftuar. Jam i sigurtë se edhe këtë herë do të kthehesh i madh. Forca Silvio”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *