• |
ide | kryesore

E kafshoi në shpatull në Botëror: Chiellini flet për ardhjen e Suarez tek Juventus

-Instant, Sport



Aspak mëri: Giorgio Chiellini është gati të mirëpresë Luis Suarez tek Juventus, me të cilin ishte protagonist i një episodi të shëmtuar gjatë Botërorit 2014. Një episod i harruar, por që mëria mund të kthehej sërisht me ardhjen e Luis Suarez tek Juventus. Megjithatë, Giorgio Chiellini sheh përpara, gati të mirëpresë sulmuesin uruguajan.

Sipas asaj që bën të ditur ‘Tuttosport’, mbrojtësi bardhezi ka lënë mënjanë prej kohësh gjithcka ka ndodhur në Botërorin 2014 me sulmuesin, që gjatë ndeshjes Itali-Uruguay e kafshoi Chiellinin në shpatull.

Mes tyre paqja është vendosur edhe gjatë përplasjes mes Juves e Barcelonës tre vjet më parë, ndërsa tani do të konsolidohet me ardhjen e mundshme në Torino të numrit ‘9’ amerikano-jugor: “Kafshimi i nodhur është gjë e harruar” ka komentuar shkurt kapiteni bardhezi.

Juventus po rrit presionin mbi Suarez, zgjedhur si qendërsulmuesi për ti dhuruar Pirlos për tu konfirmuar në Itali e për të tentuar edhe njëherë Champions: E Chiellini aprovon pa mëri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *