• |
ide | kryesore

Jennifer Lopez nis nismën me hashtagun ‘Voto si mama’

-Instant, Paparazzi, Slider



Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të mbahen zgjedhjet  ku me anë të votave të qytetarëve do të zgjidhet  presidenti i vendit.

Shumë figura të rendesishme publike janë angazhuar në rrjetet e tyre sociale duke i bërë thirrje ndjekësve të tyre për të votuar . Pjesë e kësaj nisme është berë dhe këngëtarja Jennifer Lopez, e cila ka ndarë një foto te saj  dhe ka shpjeguar pse është e rëndëishme vota e çdokujt.Ajo i ka ftuar të gjitha gratë që tashmë janë bërë nëna, të votojnë për hir të të ardhmes së fëmijëve të tyre nën hashtagun “Voto si mama”.“Max dhe Emme janë bota ime. Kur mendoj se si do të jetë jeta e tyre nëse ne injorojmë ndikimin e rëndësishëm që ka ndryshimi i klimës në planetin tonë, kjo ma thyen zemrën. Ne duhet të bëjmë diçka për këtë dhe të ndërmarrim veprime tani “, shkroi Lopez në ‘Instagram’ duke i ftuar të gjithë të bashkohen me të.

https://www.instagram.com/p/CEmK1gOpRaV/?utm_source=ig_embed



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *