• |
ide | kryesore

Kanye West tregon arsyen e reagimit të tij kundrejt Taylor Swift në MTV Video Music Awards 2009

-Instant, Paparazzi, Slider



Kanye West  se fundmi ka treguar arsyen që e shtyu ti drejtohej në atë mënyrë këngëtares Taylor Swift në MTV Video Music Awards në 2009.

Reperi asaj kohe vrapoi në skenë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve muzikore ndërsa Taylor po pranonte çmimin për videon më të mirë për këngën e saj You Belong With Me.Kanye ndaloi Taylor të fliste dhe iu drejtua: “ Taylor, unë jam vërtet i lumtur për ty, po të lë të mbarosh, por Beyoncé kishte një nga videot më të mira të të gjitha kohërave.”Në një intervistë të martën West pretendoi se reagimi i tij,  që krijoi hatërmbetje mes tij dhe Taylor ishte si rezultat i një fuqie më të lartë, që i dha informacion.Ai tha: “Tani për tani, Zoti po më jep informacion . Nëse Zoti nuk do që unë të vrapoj në skenë dhe të them se Beyoncé kishte videon më të mirë, ai nuk do të më kishte ulur në rreshtin e parë. Unë do të isha ulur mbrapa. Nuk do ta kishte bërë kaq qesharake një ide, sepse nuk kisha dëgjuar kurrë më parë për këtë person, dhe Single Ladies është,i një nga videot më të mira të të gjitha kohërave”West gjithashtu u shpreh se ai nuk dëshiron që lidhja e tij me Zotin të duket e çuditshme .



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *