• |
ide | kryesore

Kaosi i infektimit me lojtarët e Kombëtares: FSHF përgënjeshtron veten

-Instant, F1, Sport



Tre lojtarë të kombëtares, më saktë Ramadani, Memolla e Ismajli, kanë rezultuar pozitivë, sipas një njoftimi të vetë Federatës Shqiptare të Futbollit. Postimi në faqen zyrtare të institucionit është korigjuar menjëherë, por lajmi nisi të bënte zhurmë, duke e detyruar FSHF të nxjerrë një përgënjeshtrim. Ajo që nuk kuptohet është aludimi për dashakeqësi mediatike, kur në fakt ishte vetë Federata që e nxorri lajmin… ndoshta gabim.

Përgënjeshtrim

Federata Shqiptare e Futbollit përgënjeshtron lajmin e rremë të shpërndarë nga tre media se tre futbollistë të Kombëtares shqiptare kane rezultuar pozitiv në testin e COVID. Ky lajm është i pavërtetë dhe tendencioz. Asnjë lojtar i kombëtares, pjestar i stafit apo anëtar i delegacionit nuk ka rezultuar pozitiv. Bashkëngjitur edhe testet e futbollistëve të përmendur.
I bejme thirrje madias te distancohen nga keto lajme te paverteta dhe mga kjo praktike aspak profesionale. Më poshtë përgjigjet për Ramadanin dhe Memollën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *