• |
ide | kryesore

Konflikti me Turqinë, Greqia nis blerjen e avionëve luftarë nga Franca

Arkiva, Planet, Të fundit

Greqia pritet të nisë një program armatimi gjatë ditëve në vijim me qëllim rritjen e kapaciteteve të ushtrisë së saj.


Vendimi vjen në kulmin e tensioneve me Turqinë dhe sipas zëdhënësit të qeverisë, Stelios Petsas programi synon që të forcojë këmbësorinë, marinën dhe flotën ajrore.


Megjithatë, sipas tij, të dhëna më të detajuara në lidhje me programin pritet të japë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në 12-13 shtator.

Sëfundmi, mediat greke njoftuan për një marrëveshje mes Francës dhe Greqisë për një numër avionësh të acancuar “Rafale”.

Marrëveshja mes dy shteteve ka ardhur pas përplasjeve Greqi-Turqi në Egjeun Lindor, ku Franca dërgoi sëfundmi edhe aeroplanmbajtësen “Charles de Daulle” duke mbajtur krahun e helenëve.

Nga ana tjeter edhe Shtetet e Bashkuara qe dukej se po mbanin një pozicion asnjanës kane ndermarre nje lëvizje qe është parë nga Athina si mesazh për Ankaranë dhe e ka zemëruar këtë të fundit.

SHBA vendosi t`i japë fund embargos 33-vjeçare për shitjen e armëve jovdekjeprurëse Qipros greke, vendim ky që hyn në fuqi me vitin e ri fiskal në tetor.

Amerika e kishte vendosur embargon ndaj shitjes së armëve për administratën greko-qipriote në vitin 1987 me qëllimin të parandalohej një grumbullim armësh në ishull.

Një delegacion turk sakaq, i kryesuar nga zëvendësministri i jashtëm Sedat Önal ishte në Moskë, ku është diskutuar nevoja për një zgjidhje politike të konfliktit libjan, ndërsa të dërguarit e Ankarasë ngulën këmbë tek rëndësia që ka gjetja e një armëpushimi të përhershëm dhe të qëndrueshëm në Sirte dhe Jufra.

Edhe pse në luftën e Sirisë, dy palët ishin pozicionuar në kahe të kundërta, qëndrimet e tyre janë përafruar mbi Libinë e pasur me naftë, dhe thonë se do të vazhdojnë të punojnë për gjetjen e një zgjidhjeje politike të ngërçit të krijuar.

3 Comments

  1. nuk ka paqe ku mbillet padrejtesi,mos u zhgenjeni ,ajo far qe mbillet ai prollim del padrejtesija fundin e ka tmerr,mos u zhgenjeni mos pranoni ti beni dikujt ate qe nuk ju pelqen tua bej kush juve thotë:

    sado te armatoset greqia,nuk mund te mundin turkun ,lufta fitohet ne tre shkall 1 ,me ndergjegje zemer shpirt prej ku buron fuqia trimerija,kete greku se ka,as i malli as i vogli ,keta kan ne gjak idjotizmin ,duke u fsheh pas tjereve,apo perdorur tjeret,per tu mbrojtur ,keta nuk ,luftojn me kemb ne tok por ne forme virtuale,kjo eshte baza suksesit,teknologjija ,dhe perkrahja qe u bejne tjeret nuk jep asnje rezultat,perderi sa greku me formim zhvillim,dhe arritje nuk mund te perballojn asgje,si te ndimosh grekun si te ndihmosh nje njeri ne renimacion,i padituri me fuqin e tjereve ,eshte si ai qe eshte duke u mbytur leshohen per ta shpetuar dhe i mbyturi i mbyt edhe ato,greqija eshte mbytur ne mekate me tjeret ,dhe ato do ti paguaj, pacmangeshem ,e kush futet si shtata ne 13,per ta shpetuar ka gjasa te behen pjes ne pages pa e kuptu,fusin veten ne borxh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu