• |
ide | kryesore

Njihuni me prurjen më të rë të Samsung, telefon që mund të përthyhet

-Instant, F1, Stil



Samsung ka zbuluar zyrtarisht telefonin e ri që mund të përthyhet, Galaxy Z Fold 2, me një ekran më të madh se 7.6 inç dhe me një çmim prej 1,799 paundësh. Galaxy Z Fold 2, i zbuluar në një event virtual dje, është telefoni i tretë i palosshëm i kompanisë koreane dhe një verson i ri i origjinalit Galaxy Fold, i nxjerrë në treg vitin e kaluar. Kur shpaloset, ekrani i telefonit është më i madh dhe më katror në formë se paraardhësi i tij dhe ofron një përvojë më kinematike dhe gjithëpërfshirëse. Pajisja, e cila suporton rrjetin 5G, gjithashtu vjen me një ekran Infinity-O, i cili mbulon të gjithë telefonin dhe përmban një kamer të vogël. Telefoni del në shitje më 18 shtator, ndërsa porositë paraprake filluan nga dje në faqen e internetit të Samsung. Sipas Samsung, Galaxy Z Fold 2 i ri është ridizajnuar bazuar në reagimet e konsumatorëve dhe sjelljet e përdoruesve të smartphone-ëve.

https://www.youtube.com/watch?v=8dbtqP1ljHw&feature=emb_title



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *