• |
ide | kryesore

Policia jep detaje për pacientin me Covid që u hodh nga “Shefqet Ndroqi”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë ku po trajtohen të sëmurët me koronavirus. Uniformat blu thonë se “rreth orës 20:00, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi H.M., 65 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën”.

Policia sqaron se një grup hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave. Mësohet se 65-vjeçari Hasan Mira nga fshati Fullqet i Klosit kishte vetëm 2 ditë që ishte shtruar. Ai ishte në gjendje të rëndë, por jo në intubim.

Ky është rasti i dytë i vetëvrasjeve brenda pak javësh. Më 13 gusht, një i ri 29-vjeçar u hodh nga kati i tretë i këtij spitali, në gjendje të rënduar psikologjike, duke ndërruar jetë. Pak ditë më parë u raportua edhe për tenativën e një tjetër pacienti, por që u ndaluan në kohë nga mjekët. Duket se përveç trajtimit mjekësor me pacientët duhet punuar edhe nga ana psikologjike. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *