• |
ide | kryesore

Tërmeti i shkatërroi shtëpinë/ “Jetoj në çadër prej 9 muajsh, fëmijët janë sëmurë. Jemi në dorë të Zotit se shtet nuk ka”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Teksa tërmeti ishte fatkeqësi për disa banorë të Fushë Milotit, ata tashmë duhet të përballen edhe me braktisjen e shtetit.

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ishte në banesën e shkatërruar të Viktor Gjonit, i cili edhe pse ndodhet në gjendje shumë të rëndë ekonomike, thotë se askush nuk i ka dhënë zgjidhje dhe nuk di asgjë se çfarë do të bëhet me shtëpinë e tij të rrënuar.

Ai shprehet se lagështia që mban çadra po i rrezikon jetën gocës së tij, të sëmurë, e cila rezikon të bëhet azmatike.

“Unë jam Viktor Gjoni. Jam 46 vjeç, jetoj në këtë shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti. Kanë ardhur inxhinierët e kanë klasifikuar DS3, dhe që atë ditë e deri më sot nuk ka pyetur kush as se jam gjallë, as se ha, as se pi, as ku flej, as se ku rri. Unë jam jashtë të gjitha kushteve. As nuk kam ku të lahem, as kam ku të gatuaj as kam ku të ashtu. Bie shi, në shtëpi të vjetër nuk rri dot se bie shiu brenda, gjatë ditës në çadër nuk rrihet sepse është temperaturë e lartë, është temperaturë e lartë. Unë me 5 millionë lekë që kanë klasifikuar këtë banesë, unë me 5 millionë lekë nuk i bëj dot as çatinë. Tani letrat i kanë atje, të marrin masat sepse është duke ardhur dimri. Unë e kam fëmijën e sëmurë, e kam vajzën 15 vjeçe është gati për të kaluar në azmatike. I kam marrë 60 mijë lekë ilaçe dje, ku të flejë e ka nga lagështira që ka pasur që kur ka lindur në shtpinë e vjetër edhe tani edhe 8 muaj në çadër.”
Belind Këlliçi: Me çfarë të ardhurash jetoni?
Qytetari: Me 38 mijë lekë ndihmë ekonomike.
Belind Këlliçi: Vetë i tretë?
Qytetari: Po. Deri nja 2 muaj kam pas mbledhur ndonjë kanaçe, ndonjë hekur, ndonjë gjë kështu. Kam nja 2 muaj jam rrëzuar kam thyer kockën e…
Belind Këlliçi: Klavikulën..
Qytetari: Klavikulën edhe më ka dalë krahu jashtë funksionit, s’jam për punë më unë. Kjo s’punon, unë me njërën dorë çfarë pune të bëj. Tani ka ardhur puna në dorë të Zotit se shtet nuk ka”



5 Comments

  1. E dhimbshme kjo histori! Miku, me zemer ta them te ndihmofte Zoti, se ke rene ne duar te hajduteve e krimineleve. Mos mbaj shprese tek shteti … dhe tjetra, cfare do ky i PD-se, ka ardhur per votat? Se nuk eshte se i preu barku per hallexhinjte, jo! Pyete njehere se ku banon krytari i tyre i PD!… Dikur e patem thene ketu, se do vij koha pas termetit qe qeveria do ti harroje njerzit dhe ja ku jemi, u vertetuan fjalet tone, njerzit ne qiell te hapur!

  2. I Viktor ne dore te Zotit je i sigurte
    Po’ kur ti ke voten ne doren tende
    Ki kujdes dhe mos i nzirrni grate te zgerdhihen me batutat e km.
    Zoti ti lehtesofte hallet se as shendeti i Shkrelit ska cte ben .

  3. Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike u kujtu per ato qe jetojne ne cader. Shko tregoja Lules se ndoshta i fut te ajo vila me pishine, ose te apartamenti penthouse qe ju “demtua” nga termeti, ose te ajo vila re qe bleu ne plazh. Jo per gjo, po ai vetem eshte. Familjen e ka te ajo vila tjeter ne Hollande.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *