• |
ide | kryesore

Tre futbollistë të Psg të infektuar: janë Neymar, Di Maria e Paredes

-Instant, Sport



Paris Saint Germain është tronditur nga lajmi për infektimin e tre lojtarëve me koronavirus. E nuk janë lojtarë të zakonshëm, por tre ndër emrat më të rëndësishëm të parisienëve. Klubi francez ka njoftuar pozitivitetin ndaj Koronavirus të tre lojtarëve, por pa i specifikuar emrat. Por zbulimin e ka bërë L’Equipe e lajmi ka gjetur konfirmime: Neymar, Di Maria e Paredes kanë rezultuar pozitivë në tampon pas pushimeve në Ibiza. Tani francezët dridhen sepse të tre kanë qenë në kontakt edhe me Icardi, Navas, Rico e Verratti.

Një problem serioz për Tuchel që të enjten e ardhshme do të bëjë debutimin në Ligue 1 kundër Lens, ndërsa në 13 shtator do të luajë ndeshjen e madhe kundër Marseille. Sipas rregullores, duke nisur nga 4 infektime Liga mund të vendosë të shtyjë cdo ndeshje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *