• |
ide | kryesore

U hodh nga “Shefqet Ndroqi”/ Zbardhet telefonata e viktimës me fqinjin: Po ta dija se ç’bëhet këtu…

Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbardhet dëshmia tronditëse që tregon për gjendjen e rënduar psikologjike të pacientit 65-vjeçar, Hasan Mira nga Fullqeti i Klosit, i cili i dha fund jetës duke u vetëhedhur nga dritarja e katit të katërt në spitalin “Covid 2”.

Viktima, vjehrri i deputetit socialist Gjetan Gjetani ka bërë një natë më parë një telefonatë me fqinjin e tij. Ai i thotë se ka mundur të sigurojë telefonin përmes ryshfetit dhe se kishte 5 minuta kohë për të folur.

Gjatë bisedës shprehet i tronditur nga ajo që ka parë në këtë spital (pa e specifikuar) dhe shton se nuk do shtrohej kurrë nëse do ta dinte se çfarë po ndodhte aty.

Fqinji: Si je?

Hasan Mira: Jam më mirë, më duket se ja hodha, ia hodha…

Fqinji: Si ke mundur të fusësh telefonin aty brenda?

Hasan Mira: Po me miqësi, kam paguar diçka…

Fqinji: Shyqyr që je mirë!

Hasan Mira: Po ta dija se çfarë bëhet në spital nuk do kisha ardh me u shtru…Shyqyr që jam mirë e mos ardhsha më në këtë vend! Po e mbyll telefonin se e mora për 5 minuta, nuk ma lënë më, më rri një person më vëzhgon tek koka tani që po flas.

Viktima mësohet se e kreu aktin e rëndë mbrëmjen e sotme, në gjendje të rënduar psikologjike. Vetëm para dy ditësh ai kishte rezultuar i infektuar me Covid-19 dhe ishte shtruar në Sanatorium, nga ku dhe u vetëhodh.

Ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, por jo i intubuar. Ky është rasti i dytë kur një pacient me Covid i shtruar në Sanatorium i jep fund jetës. /BW



10 Comments

  1. Maskarenjt, edhe një person tjetër iku nga kjo botë për shkak të ndyresive që bëhen ne emër te virusit të krijuar ….

    Ngushëllime familjes.

  2. Mos e kane vrare kte se ky nga pergjigjet nuk duket depresiv dhe thote qe shyqyr ja hodha por ta dija si ishte ketu nuk vija kurre. Dicka po ndodh brenda ne spital qe nuk duan ta dije publiku dhe i hedhin nga dritarja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *