• |
ide | kryesore

Ajo që kamerat e Ramës dhe Veliajt fshehën gjatë vizitës në Mullet (pamjet)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Para dy ditësh mediat e Ramës na treguan vizitën e tij dhe të Erjon Velisë në një shtëpi të re të ndërtuar në Mullet për një familje të dëmtuar nga tërmeti.
Ajo që ra në sy ishte se Ramës i tërhoqi vëmendjen një dordolec tek pragu i dritares, të cilin e mori në dorë dhe sugjeroi se ku duhej varur në mur, si dhe dhuratat që kishte sjellë për fëmijët e vegjël të familjes.
Ajo që nuk u tërhoqi vëmendjen Ramës e Velisë ishte se, kundër çdo rregulli të sigurisë teknike, të vegjëlit që i joshi me dhurata do të kenë brenda oborrit, vetëm një metër e gjysëm larg shtëpisë, një kabinë të tensionit të lartë (foto poshte).

Ramës e Velisë nuk u ra në sy edhe një gjë tjetër. 80 metra prej andej nga erdhën, kundër çdo rregulli urbanistik që përcakton distancat e ndërtimit nga monumentet e kulturë, po ngrihet një shtëpi e re private, me leje të afishuar të Bashkisë, muri i së cilës është vetëm një metër larg monumentit të kulturës “Tyrbja e Nuses” (lart). Por sigurisht kjo justifikohet. Duke para se ç’kanë bërë e po bëjnë në Tiranë distancat nga monumentet e kulturës janë gjëja e fundit që mund t’u tërheqin vëmendjen Ramës dhe Velisë.

©Lapsi.al

 

 



4 Comments

  1. Socialistet jane Lavire, kur i mbaron reklama e lyejne nga ana dukshme. Tamam si KXXXXT!
    Pastaj ta shesin per reklame.

  2. Keta edhe nje monument qe kishte tirana, tyrben e kapllan pashes, i vune hotel Plazen per siper….. Kur ia dhjene Kapllanit te shkretet ne zemer te vendit, kush po e rrun per nusen?

  3. O Lapsi.

    Fakti qe ai ndarsja prej llamarine eshte vene 1 m larg nga Turbja nuk do te thote se objekti qe do te ndertohet do jete 1 m larg nga turbja. Ju e dini shume mire kete.
    Ne zonat ku ndertohet ngrihet gardhi i sigurise me larg se konturet e vete ndertimit.
    Ky ishte ushqimi i sotem per gomeret e lapsit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *