• |
ide | kryesore

Aksident tragjik në Tiranë-Durrës, disa kilometra trafik në autostradë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës mëngjesin e sotëm rreth orës gjashtë. Nga përplasja e dy makinave, një person ka ndërruar jetë.

Burime të Lapsit bënë me dije se aksidnei ndodhi në Kashar pranë karburant ‘Kastratit’. Këto burime bëjnë me dije se radha ishte gati 10 kilometra në autostradë si pasojë e këtij aksidenti.

Çfarë thotë policia 

Më datë 03.09.2020, rreth orës 06:05, në autostradën Tiranë-Durrës, mjeti me drejtues Xh.S, ka aksidentuar mjetin me drejtues shtetasin E.M., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.6, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *