• |
ide | kryesore

Ku çon rruga e kthesës së Labinotit?

-Instant, 1, Arkiva, Ide



Më në fund, në mënyrën e tij edhe Edi Rama e ka pranuar atë që prej kohësh mendonin të gjithë: faktin se ai nuk është më shumicë reale.

Sinjalet që u dhanë në votimet moniste të një viti më parë, me sa duket i ka shumfishuar kriza që pasoi tërmetin e 26 nëntorit dhe sidomos pasojat shkatërruese të pandemisë. Nëse në këndvështrimin e kritikëve të tij, ai duhej ndëshkuar për mëkate shumë më të mëdha, si zhbërja e demokracicë, partneriteti me krimin dhe grykësia gargantyeske, ai po paguan në popullaritet, për të vetmet gjëra që ka më pak faj se gjithçka: për kapriçot e natyrës.

Qoftë për të parën apo për të dytën, ai tashmë është në panik.

Ndryshe nuk ka se si shpjegohet, fjalimi që mbajti përpara parisë socialiste në Labinot, i cili qe i mbushur me nota pesimiste. Asnjëherë ne nuk kishim dëgjuar nga goja e kryerilindasit se një pjesë e elektoratit të vet mund të qe e zhgënjyer dhe e lodhur nga qeverisja e tij. Kurrë më parë nuk e kishim parë të pranonte se, nëse zgjedhjet do të bëheshin sot, shumë të majtë do të bojkotonin.

Lexo me tej:

Analiza/ Edi Rama mban fjalimin më pesimist të mandatit shtatë vjeçar

Por këto ofshama dëshpërimi për zemrat e humbura të atyre që s’kanë votuar kurrë për Saliun, nuk duhen parë aspak si një sinjal dorëzimi.

Me kthesën e fortë që bëri në këtë hapje të sezonit politik, kryerilindasi nuk donte aspak të pranonte fatalitetin e dështimit në një fund mandati. Po të shihet me vëmendje tërësia e fjalimit të tij, ai është më shumë shantazhues sesa reflektues. Ai është një kërcënim, për të gjithë kastën socialiste, që duhet të derdhë edhe pikën e fundit të gjakut për të mbrojtur të pacënuar shtatoren e liderit.

Rama i vuri kusht gjithë kupolës së PS, se nuk do të ekzistone më në politikë, se nuk do të qe më pjesë e skuadrës së 2021, se askush nuk vlente më shumë se partia, nëse nuk jepte maksimumin deri në pranverën e ardhshme.

Rama kërkon mandatin e tretë duke pyetur socialistët: A jam unë më i miri?

Po çfarë kuptohet me këtë tejkalim të vetvetes që i kërkohet ministrave dhe deputetëve?

Këtu kreu i PS e ka treguar synimin e tij: të rikuperohet me çdo mënyrë dhe çdo mjet, ajo që nuk e mer dot më nga zgjedhësit. Vetë Rama, si një lexues frenetik sondazhesh, e di mirë gjendjen se ku është, prandaj fillimisht ai bëri të gjitha përpjekjet në tryezën e reformës për të zhvilluar zgjedhje me komisionerë (gjoja të pavarur të administratës shtetërore) të kontrolluar 100% prej tij. Pasi dështoi në këtë ndërmarrje, falë kokfortësisë së opozitës dhe ndihmës që asaj i dhanë patrnerët europianë, ai provoi lëvizjen e dytë: të zhbënte në mënyrë të njëanëshme rregullat e lojës duke hequr koalicionet zgjedhore.

Pra, doktrina që ai shpalli në Labinot përkthehet shumë thjeshtë: në zgjedhjet e ardhshme jemi pakicë, por kemi vendosur të marrim më shumë sesa na takon. Dhe për këtë çdokush duhet të sakrifikojë gjithçka, paratë që ka marrë nga tenderat, miqësitë që ka lidhur me banditë, favoret që u ka bërë oligarkëve dhe mediave.

Kjo strategji e një lideri që e njeh realitetin, por refuzon ta pranojë atë, tenton ta shpjerë PS-në drejt dy rrugësh.

Se pari drejt asaj të manipulimit që do të sigurojë një mandat të tretë. Por për të arritur këtë, përpos ndihmës të gjithë banditëve që si preku OFL-ja, përpos propagandës të të gjitha TV-ve që marrin tendera me emra fallco, përpos financimeve të atyre që kanë rrëmbyer koncesionet, Ramës i duhet edhe një përqindje e lartë votuesish që t’i japë vlerë vjedhjes dhe blerjes së votës. Pra, ai po i kërkon “skuadrës 2021” t’i japë aq mundësi sa ai ta përfundojë me mjetet e veta punën.

Ruga e dytë, nëse ajo e manipulimit nuk do ta mbushë dot humnerën e largimit të elektoratit, është ajo e një “humbjeje dinjitoze”. Ajo i duhet Ramës po aq shumë sa edhe fitorja. Sepse nëse del i mundur, por me një rezultat të ngushtë dhe me një grup të madh parlamentar, ai realizon objektivin për të mos u larguar nga PS dhe për të fituar imunitet përmes saj ashtu sikurse Berisha në 2013. Përtej përrallave për jetën e tretë prej artisti, përtej demagogjisë se ai është një i huaj që mezi pret të largohet nga kopshti zoologjik i politikës, Rama e ka ndarë se do të kacavirret deri në fund pas partisë që i rrëmbeu Nanos, prandaj ai do të bëjë ç’është e mundur për shmangien e një disfate të plotë.

Në emër të këtyre dy skenarëve Rama po lufton me realitetin. Megjithëse sondazhet tashmë ia kanë konfirmuar, megjithëse ai e përmendi me gojën e vet se çdo të ndodhte nëse zgjedhjet bëheshin këtë të dielë, ai po refuzon të dorëzohet.

Prandaj në fjalimin e Labinotit shpalli doktrinën: si të fitosh duke qenë pakicë.

©Lapsi.al



23 Comments

    1. Kot mundoheni qe t’i jepni pamje cokollate, nje pirgu balte, me erre shume te keqe, kot mundoheni qe pellitjeve te veshegjatit, t’i bashkengjitni nota muzikore, kot mundoheni qe derrit, t’i beni makiazh, kot mundoheni qe antivleres, t’i beni analize, kot mundoheni qe antinjeriut, ti pershkruani ndjenja dhe emocione njerezore.
      Ky eshte simboli i cdo te keqe dhe fatkeqesie, ky eshte me e keqja, me te ndyre dhe me te lig se greku-llacifac, edvin kristaqi, as ka patur dhe as do te kete!
      Thjeshte shqiptaret presin castin kur do t’a shporrin nga kryeministria, pastaj, kollaj ajo pune, mjerr, mjerr, mjerr se c’e pret, ketu do te lahen te gjitha, krimet bere Shqiperise dhe shqiptarve, perhundesh kane per t’ia nxjerr te gjitha, shqiptari s’ta harron, shqiptari s’te fal, shqiptari pret me durim castin oportun!

    2. O Andi, cfare degjojme, or zotni. Flasin te gjithe neper kafenera se Sh. Berisha, e ka humbur dhe nje gjyq tjeter be SHBA dhe duhet te paguaje 2 milione dollare.
      Ku e mesuan kta kete lajm? Asnje gazete nuk e jep. As ti, as Panorama, as Koha Jone, as Mapo, as Standard, as Ballkan Web, se ku i lexojne kta njerez kto lajme.
      Apo del llafi, thuaj, del…

      1. O Iliret po kujt i hyn ne pune gje se e humb ai e e paguan vete, biles me vjen mire …nese si paguajm ne populli si ate te Becchetit

    3. Ky eshte Enveri I viteve 2000,rrugaç, mashtrues dhe idiot.
      Bem baba qe te ngjaj!
      DNA nuk e nderron dot , bisht qeni ishte dhe i tille mbeti !
      BASTARD

  1. Shkëlzen Berisha e ka humbur edhe në Apel në SHBA, betejën e tij me gazetarin amerikan Guy Lawson. Në librin ‘Armët dhe Çunat’, që ka në thelb tragjedinë e Gërdecit, Lawson ka shkruar specifikisht edhe për djalin e ish-kryeministrit, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, duke nxjerrë fakte dhe prova, që sipas autorit, provojnë se Berisha ka qenë i përfshirë në biznesin famëkeq të armëve.Shiko salihun lulzimen dhe te gjithe spiunet e komunistet e enverit ne pd ku salihu i mblodhi ne kasollen e tij guerilase

    1. Nga Shkëlzen Berisha
      Të dashur miq
      Një nga arsyet kryesore të hapjes së gjyqit në SHBA ka qenë rrëzimi i shpifjeve të hedhura ndaj meje prej 10 vjetësh për gjoja lidhje me AEY.
      Deklarimi nën betim i Efraim Diverolit se ai ka gënjyer dhe trilluar për interesa personale, takimin tim me të, si dhe për çfarëdo lloj implikim timin në aktivitetin e kompanisë së tij, rrëzon vërtetësinë e të gjithë artikujve në mediat ndërkombëtare dhe lukunisë së shpifjeve që kanë shoqëruar ato në mediat lokale prej 10 vjetësh.
      Ky është një lehtësim për mua, gjithashtu një dështim për makinerinë politike të shpifjes që i ka përdorur këto akuza si ingredient parësor për llumin e hedhur ndaj meje për plot 10 vjet.
      Për të gjithë ata që kanë rënë pre e makinerisë së shpifjes politike, me duhet të qartësoj se, as paditë e për rrjedhojë as vendimi i gjykatës nuk kanë asnjë lidhje me tragjedinë e Gërdecit. Por vetëm me shpifjet që personat e lartpërmendur kanë tjerrur ndër vite në media të ndryshme ndaj personit tim për gjoja lidhje dhe ndikim në aktivitetin e AEY.
      Vendimi i gjykatës së Apelit në SHBA ka mbështetur vendimin e Shkallës së parë duke mos e gjetur fajtor Guy Lawson për dashakeqësi në librin e tij me pretendimin se ai ka pasur arsye të besoje si të vërteta shpifjet e Diverolit apo Erjon Velisë pasi këto shpifje ishin botuar dhe në media të tjera.
      Pra në thelb vendimi i gjykatës nuk ka lidhje as me tragjedinë e Gërdecit, madje as me vërtetësinë e atyre që ka botuar Lawson, por thjesht me faktin, që nuk ëështë provuar, se ai i ka shkruar këto shpifje, duke e ditur se kanë qenë të tilla në momentin kur i ka shkruar.
      Avokatet e mi janë duke studiuar me kujdes vendimin për të vendosur për hapat e mëtejshme ligjore, te cilat do bëhen publik së shpejti.

      1. O Sh. Berisha, ne ketu jetojm dhe e dime se kush jeni ju: familja jote si dhe rama etj..Ne e dime se si i keni bere parate prandaj mos kujto se na e mbush e mendjen; me llomi hyri ne politike dhe ja rezultati….

  2. Kot mundoheni qe t’i jepni pamje cokollate, nje pirgu balte, me erre shume te keqe, kot mundoheni qe pellitjeve te veshegjatit, t’i bashkengjitni nota muzikore, kot mundoheni qe derrit, t’i beni makiazh, kot mundoheni qe antivleres, t’i beni analize, kot mundoheni qe antinjeriut, ti pershkruani ndjenja dhe emocione njerezore.
    Ky, eshte simboli i cdo te keqe dhe fatkeqesie, ky, eshte me e keqja, me te ndyre dhe me te lig se greku-llacifac, edvin kristaqi, as ka patur dhe as do te kete!
    Thjeshte shqiptaret presin castin kur do t’a shporrin nga kryeministria, pastaj, kollaj ajo pune, mjerr, mjerr, mjerr se c’e pret, ketu do te lahen te gjitha, krimet bere Shqiperise dhe shqiptarve, perhundesh kane per t’ia nxjerr te gjitha, shqiptari s’ta harron, shqiptari s’te fal, shqiptari pret me durim castin oportun!

  3. ZOTI ANDI ,KY YMER GELBAZA KELLIRA LA LESHTE E BYTH**S DUKE JU GJURMUAR JA DHE GRUAN TUAJ DHE ARMINA MEVLANIN NEPER PLAZHE DHE PUSHIMET TUAJA PRIVATE FAMILJARE ,KY ZAGAR I FRUSTRUAR SEXUAL DUKET SE PO VDESE SI ZAGAR DUKE GJURMUAR GRATE DHE DASHNORET TE TE TJERVE KURSE MERO DUKE MASTURBUAR ME FOTO TE FACEBOOK-ut

  4. KETA PERSONA NUK JANE AS PENG I KRIMIT TE ORGANIZUAR AS NGA POLITIKA-PRANDAJ E THONE TE VERTETEN KUDO thotë:

    ANDI BUSHATI ARMAND SHKULLAKU FATOS LUBONJA ENTON ABILEKAJ DITMIR BUSHATI ALBIN KURTI DHE DHE ADI KRASTA ,FIGURAT PUBLIKE ME TE RESPEKTUARA DHE TE NDERUAR NE TROJET SHQIPTARE-

  5. O Bushat je shumë i mirë, por kur e krahason Sali Berishën me këtë langaraq, hajdut drogaxhi, që vetëm ka vjedhur, dhe nuk ka bërë qoftë edhe një punë të hajrit, e dhjen fare.

  6. Mafia dhe korrupsioni kanë shkuar në majë, tek kryeministri dhe djali i tij”: Berishëve iu “ngarkojnë” dhe vrasjen e Trebickës në SHBA,ti o ores 00:23 mos shkruaj pas mesnate se tregon qe ilacet e salihut qe pin te bejn dem o loqja e majte e ketyre gazekareve qe ti permend,duhet te jesh rrotKari funksional ta mendosh cfare shkruan

  7. Po mami ku rri me shpi? Dhe kur eshte dhe motra brenda?
    Po teto Aneta vdiq e re e shkreta, s’e kapi rekordin e Nexhmijes, e?
    Dhe nuk e mori vesh i kujt qe Gregu!!!

  8. Me te drejte pyet gazetari ku te con rruga e ktheses se Labinotit?

    Kjo rruge te con ne venien ne dispozicion te vjedhjes e manipulimit te zgjedhjeve te te gjithe arsenalit me

    te zi qe nga perdorimi i administrates, policice, te rrrjeteve kriminale, te perdorimit te parave te korrupsionit

    e te mafies per blerjen e votuesve e komisionereve si dhe te eksponenteve te opozites sic ishte rasti i

    Bregut, Bodes,e Topallit, te con ne perdorimin e televizioneve, te medias, ne blerjen e ambasadorev

  9. Por, shumica prej tyre e kanë fshehur lajmin, duke mos e dhënë fare.

    Disa kanë vepruar në mënyrë edhe më të shëmtuar, duke dhënë vetëm reagimin e Shkëlzen Berishës, i cili thotë se e ka fituar gjyqin në SHBA, kur në fakt e ka humbur.

    Të gjithë televizionet informative, News 24, Ora News, A2, ABC News, Euronews etj, me përjashtim të Report TV, nuk e kanë dhënë lajmin fare.

    As televizionet e tjera, duke nisur nga TV Klan e me radhë, me përjashtim të Top Channel.

    Gazetat dhe portalet, në shumicë e kanë fshehur lajmin, duke nisur nga “Panorama”, “Balkanëeb”, “Lapsi.al”, “Koha Jonë”, Gazeta Shqiptare” e të gjitha me radhë, me përjashtime të vogla, si “Shqiptarja.com”, apo gazeta “Dita”, që e kanë dhënë lajmin.

    Në fakt, nuk është se e mbrojnë dot Shkëlzenin, duke e fshehur lajmin, pasi ai tashmë është marrë vesh.

    Thjesht kështu tregojnë se nga kush kontrollohen.Mami jot po qendron ne bodrumin tim dhe po punon me shpellkaret e cecenet qe vijn ne tirone per qirje dhe Mami jot po e ben mire kete punen e partise do mar dhe gocat dhe gruan tende o namyti,ti mos u shqetso meru me salihun

  10. Trebicka para vdekjes së tij misterioze, kishte hedhur poshtë shpifjen se në bisedimet me Devirolin ka qenë edhe Shkëlzen Berisha.
    Nëse vdekja e tij nuk ishte aksident por një vrasje me paramendim, ashtu siç është komentuar, është jashtë çdo llogjike që të akuzosh Berishën se paskej “vrarë” dëshmitarin që çfajësonte të birin.
    Kush ka qenë i interesuari që të vritej Trebicka veç atyre që ju dilte në shesh shpifja ?

  11. Fshehja e implikimit në Gërdec, Berisha: E kam pikëllim që nuk e njoha baxhanakun! Liria: E zeza, si nuk i thash se ka baxhanak

  12. Anallim loje, thote Bushat loqja…..Akoma pa fillu zgjedhjet,

    Nuk i voto njeri muxhahedinet e shqupit or Bushat!

  13. Si në rastin e Kosta Trebickës, biznesmenit të paketimit të fishekëve, “gabimi” i vetëm i të cilit ishte se nuk u tërhoq me të mirë atëherë kur e anashkaluan në biznes, por deshi që të “hahej” me djalin e ish kryeministrit Sali Berisha.

    I cili kishte në dorë shtetin, që i shërbente me një “fishkëllimë” nga ministri më i thjeshtë e deri tek më i rëndësishmi. Pa llogaritur organet ligjzbatuese, që për çudi njerëzit më të afërt të Sali Berishës u gjenden në Korçë teksa Kosta Trebicka ishte i shtrirë në një fushë të gjërë, i “aksidentuar”, ndërsa makina ende ruante kronometrimin 10 kilometra në orë shpejtësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *