• |
ide | kryesore

Befasia Messi, “90% qendron tek Barcelona”: ja si klubi ndryshoi gjërat

-Instant, Sport



Përmbysje e situatës: mundësitë që Lionel Messi të qendrojë tek Barcelona janë shumë të larta. A pretendojnë këtë argjentinasit e TyC Sports, sipas të cilëve, pas dështimit në takimin mes të atit Jorge e presidentit blaugrana Bartomeu, Pleshti ka vendosur të qendrojë në Camp Nou me 90%. Për Martin Arevalo, gazetarin që zbuloi i pari burofax-in me të cilin lojtari kishte lajmëruar Barcelonën për dëshirën për tu largar, “Messi po vlerëson seriozisht mundësin për të qendruar një tjetër sezon e të përfundojë kontratën. Me 90% do të qendrojë”.

E dhëna është konfirmuar tashmë edhe nga i ati-menaxher i numrit 10 blaugrana. I pyetur kur ndodhej në makinë nga i dërguari i Deportes Cuatro, Jorge Messi i është përgjigjur me një “po” pyetjes nëse kapiteni ishte duke vlerësuar mundësinë për të qendruar në blaugrana edhe për një tjetër vit e pastaj të largohet me parametër zero.

Vendimi përfundimtar mund të mbërrijë që sot. Kontrata e ‘Pleshtit’ me katalanasit skadon në 30 qershor 2021. I ati i lojtarit, për cdo rast, është ende në Barcelonë: zhvillime të reja të ‘telenovelës’ pritet në orët e ardhshme. Messi, gjithnjë sipas gazetarit argjentinas, po vlerëson mundësinë të qendrojë deri në 2021, pasi drejtuesit blaugrana i kanë kërkuar favorin të qendrojë edhe një vit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *