• |
ide | kryesore

Chadwick Boseman e mbajti të fshehur sëmundjen nga kompania ‘Marvel’

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori Chadwick Boseman sipas ‘The Hollywood Reporter’ nuk e mbajti të fshehtë sëmundjen vetëm nga fansat dhe miqtë e tij, por edhe nga kompania Marvel që solli filmin ‘Black Panther’.

 

Sipas revistës amerikane, askush në ‘Marvel Studios’ nuk ishte në dijeni rreth semundjes së Boseman.Kreut të studios Kevin Feige iu dërgua një email me informacion të kufizuar brenda një ore nga vdekja e aktorit, por në kohën që Feige lexoi këtë, Chadwick  kishte ndërruar jetë. Një burim i afërt me Boseman u shpreh per revistën se Chadwick  ishte i bindur se e kishte mundur kancerin dhe do të ishte në gjendje të kthehej në kohë për të luajtur në “Black Panther II’.Përveç në “Black Panther”, aktori  mori pjesë edhe ne filmat : “Avengers: Infinity War”,  “Avengers: Endgame”, “Da 5 Bloods”, etj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *