• |
ide | kryesore

Dialogu Kosovë – Serbi/ Reagon Shtëpia e Bardhë: Ka përparim, por negociatat vazhdojnë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien, tha se në Uashington, u zhvilluan bisedime “shumë të mira” ndërmjet udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë. O’Brien paralajmëroi se edhe të premten, më 4 shtator, Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara do të vazhdojnë bisedimet.


“Bisedime shumë të mira këtë pasdite me liderët e Kosovës dhe Serbisë. Ata bënë përparim të vërtetë. Normalizimi ekonomik nënkupton vende pune për të rinjtë. Bisedimet do të vazhdojnë nesër”, thuhet në postimin në Twitter të Këshillit për Siguri Kombëtare.


Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, së bashku me delegacionet respektive, u takuan sot në Uashington, për të biseduar, siç u tha, temat e bashkëpunimit ekonomik.

Pas takimit, kryeministri Hoti tha se të premten pritet finalizimi i marrëveshjes për çështje ekonomike, duke shtuar se në çdo takim me Serbinë, Kosova ka për qëllim njohjen reciproke.

Por, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se njohja e Kosovës nuk është më temë. Organizator i takimit është këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien dhe i dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu