• |
ide | kryesore

Flet Vuçiç: E hoqëm nga marrëveshja pikën për njohjen e Kosovës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha pas takimit me delegacionin e Kosovës në Shtëpinë e Bardhë se amerikanët e kanë pranuar kërkesën e delegacionit serb për të hequr nga marrëveshja pikën ku kërkohet njohja e Kosovës. Vuçiç tha për televizionin shtetëror serb se zyrtarët e administratës e Trump u treguan të ndershëm dhe se pika për njohjen reciproke nuk është më në dokument.


“Njerëzit nga administrata e Trump ishin “fair”. Na dëgjuan dhe pika ku flitet për njohjen reciproke nuk është më në dokumente”, – është shprehur Vuçiç.


Më herët ministri serb i Financave, Siniša Mali tha se në tryezë ishte një letër, një pikë e së cilës nënkupton njohjen e ndërsjellë të Serbisë dhe Kosovës dhe se ekziston një presion i madh ndaj Vuçiç. Amerikanët deri tani e kanë mohuar që të ketë një dokument të tillë. Ndërsa kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti tha se marrëveshja që do të zbulohet nesër është në favor të Kosovës. ©LAPSI.al

3 Comments

  1. Pata shkruar me heret qe njohja e kosoves as qe eshte ne axheten e shba, thjesht nje pike e tille u trumpetua se i duhej vuçiçt per propagande te brendeshme per tu kthyer triufator ne serbi. Marveshja ekonomike qe do firmoset neser ka te beje me trepçen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu