• |
ide | kryesore

Ivanka Trump hyri në sallën ku po diskutohej mes Kosovës dhe Serbisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ivanka Trump, vajza e Presidentit amerikan i është bashkuar për disa momente truezës së negociatave mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.


Ishte Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç që pas përfundimit të takimit me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti zbuloi detajin.


“Të gjithë zyrtarët e sektorit financiar dhe ekonomik të administratës Trump ishin të pranishëm. Gjithashtu edhe Ivanka Trump erdhi, por nuk qëndroi gjatë”, – është shprehur Vuçiç në RTS.

Ai tha se amerikanët e kanë marrë parasysh kërkesën e delegacionit serb për të hequr pikën e marrëveshjes ku kërkohet njohja e Kosovës. ©LAPSI.al

4 Comments

  1. NE MENYRE KATEGORIKE NUK DUHEJ TE FUTEJ KUSH ESHTE KJO VAJZ E LLASTUAR E TRAMPIT AI TAKIM NUK ESHTE PRIVAT AI TAKIM MUND TE JETE TAKIMI ME I REDESISHEM PER CESHTJEN E BALLKANIT DHE FUTET NJE FEMIJ SIKUR AMERIKA NUK KISHTE TE TJERE ATY MUND TE FUTAJ KLINTONET BUSHET DHE PLOT TE TJERE POR POLITIKA AMERIKANE PO PRIVATIZOHET SI NE SHQIPERI………………………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu