• |
ide | kryesore

Messi nuk ka akord me Barcelonën: dështon takimi mes të atit Jorge e Bartomeut

-Instant, Sport



Është mbyllur pa rezultat mbledhja mes Jorge Messi, i ati menaxher i Leos, e presidentit të Barcelonës Josep Bartomeu. Në takimin e mbajtur në mbrëmje e që zgjati rreth një orë e gjysëm, palët kanë mbetur të fortë në pozicionet e tyre: Messi kërkon të lirohet gratis nga Barça, shoqëria blaugrana kërkon ta mbajë Pleshtin e kërkon respektimin e klauzolës prej 700 milionë euro.

Përvec presidentit blaugrana, në takimin e shumë pritur i Javier Bordas, anëtar i Cda së Barcelonës, e një avokat i klubit. Për futbollistin ishin i ati Jorge, e i vëllai Rodrigo, bashkë me avokatin e familjes Jorge Pecourt. Bartomeu i ka propozuar palës tjetër rinovimin e kontratës (në skadencë në 2021) për dy sezone të tjerë, duke theksuar rëndësinë e Leos në projektin e ri të udhëhequr nga Ronald Koeman. Nga ana e tij, Jorge Messi ka kujtuar se ka kërkuar zgjidhjen e kontratës si është përcaktuar nga Barça përmes burofax-it të martën e javës së kaluar duke interpretuar se klauzola e zgjidhjes së kontratës (skaduar në 10 qershor) ishte e aplikueshme në fund të sezonit të zgjatur për shkak të pandemisë, që është mbyllur në 23 gusht me finalen e Champions League.

Jorge Messi, që ishte nisur nga Rosario dje në mbrëmje, kishte mbërritur në qytetin katalanas në mëngjes. Pasi lëshoi ndonjë koment të shkurtër për median (“Eshtë e vështirë që Leo të qendrojë tek Barça. Nuk kam folur me Pep e as të tjerë të City”), u mbyll në zyrat e Fondacionit të tij me avokatët, ku ka qendruar për orë të tëra. Pastaj erdhi takimi që u mbyll pa asgjë të re: ndeshja e shahut sapo ka filluar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *