• |
ide | kryesore

Meta: 3 shtatori duhet shpallur festë kombëtare

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Gëzuar 3 shtatorin, ditën madhështore që jetësoi pavarësinë e Shqipërisë!” – Me këtë urim sot, Presidenti i Republikës Ilir Meta, rithekson se data 3 shtator duhet shpallur festë kombëtare, në përkujtim të Luftës së Vlorës. Në një mesazh të publikuar në Fb, Presidenti Meta shprehet:

“Sot, 100 vjet më parë, populli shqiptar i bashkuar në Luftën Kombëtare të Vlorës u dha fundin e merituar projekteve për shpërbërjen e Shqipërisë, duke hedhur në det pushtuesit dhe i dalë zot vendit, pas muajsh luftimesh heroike. Nuk qe vetëm nderi dhe shpëtimi i Vlorës por qe nderi dhe shpëtimi i tërë Shqipërisë.

Mirënjohje të gjithë luftëtarëve të lirisë, kapedanëve që komanduan, mjekëve që shëruan plagët, atyre që hartuan ultimatumin dhe atyre që e zbatuan atë me gjakun e tyre, në mbrojtje të fitoreve të Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit e që dëshmuan se Zot i kësaj toke janë vetëm shqiptarët.  

Nderim veprës heroike, sakrificave sublime dhe kujtimit frymëzues të atdhetarëve, të cilët shkruan epopenë e lavdishme të Luftës së Vlorës! 

Ndaj çdo 3 Shtator dhe çdo 28 Nëntor çdo shqiptar kudo ndodhet, ndihet edhe vlonjat, sepse këtu në Vlorë u bë historia, këtu u ngrit Flamuri Kuq e Zi, këtu u nënshkrua liria, këtu u jetësua Pavarësia dhe kjo ndodhi me gjakun e bijve më të mirë të kësaj toke. 3 Shtatori duhet shpallur festë kombëtare,” përfundon mesazhin e tij, kreu i shtetit.



4 Comments

  1. Shkëlzen Berisha dha një intervistë, pas vendimit të Gjykatës së Floridas.

    Ashtu si babai, ai thotë se nuk e njihte mirrë burrin e tezes që u vra në Gërdec, ndërsa pranon se me Delijorgjin fliste në telefon.

    Në lidhje me akuzat e Luan Hoxhës, Shkëlzen Berisha thotë se ai i ka mohuar ato që i ka thënë privatisht ish-ambasadorit Withers (dhe kjo është e kuptueshme, pasi Hoxha kishte frikë për jetën e tij, dhe jo më kot shkoi në SHBA për azil).

  2. Oiii, oiii o Selam Salaria. Cpate o burre i dheut qe i hodhe italianet ne det. Ae din ti se pushtues te rinj

    te pameshirshem e halldupe i kane zene vendin atyre qe jo vetem Vloren heroike por tere Shqiperine e

    kane zaptuar, e kane roberuar, e kane cfilitur e kane vjedhur e varferuar dhe po e shpopullojne nga

    nip-sternipat e atyre luftetareve idealiste e patriote.

    A din ti o Selam se per te shpetuar nga keta pushtues te rinj me shume se nje e treta e popullesise

    eshte larguar dhe mbi 70 perqind kane deshiren qe te largohen pergjithmone dukle e lene Shqiperine

    tende, Shqiperine tone ne duart e ketyre banditeve , se numri i atyre qe jane mbytur ne det ne tentative

    per per tu larguar nga Vlora dhe Shqiperia qe ti e mbrojte md gjakun tend eshte shume here me i

    madh se ushtria italiane qe kishte pushtuar Vloren ?

    Oiii, oiii o Selam Salaria. Ajo Vlora dhe Shqiperia per te cilen ti u hodhe me gune permbi tela nuk

    ekziston me. Kjo eshte Vlora dhe Shqiperia e pushtetareve, e oligarkeve dhe krimineleve te veshur me

    pushtet. Prandaj vajtoje me oiii Shqiperine mjere
    Qe s’i ka mbetur as gjak as nder
    Qe ka mbet e veje s’i grue pa burre
    Ka mbet si nane qe s’pat djale kurre

    vajtoje me oiii Shqiperine se Shqiperine se s’ka me Selam Salari, Mic Sokola e Vojo Kusha se ata qe

    mburren se jane te tille, s’jane gje tjeter vecse hajdut me bllok ne dore dhe patriotizmin e perceptojne

    si dite pushimi per vete e administraten qe paguhen me punen e atyre qe nuk kane dite pushimi por

    robtohen per te mbajtur keta vampire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *