• |
ide | kryesore

Miley Cyrus flet për divorcin me Liam Hemsworth: Ka shumë gjëra që ju nuk i keni parë

-Instant, Paparazzi, Slider



Miley Cyrus së fundmi në një podcast me Joe Rogan, foli rreth divorcit me aktorin Liam Hemsworth.

“Sapo kalova një divorc shumë publik i cili ma shpifi. Çfarë ma shpifi me të vërtetë nuk ishte fakti që unë dhe dikush tjetër që duheshim, kuptuam se nuk e donim njëri-tjetrin ashtu si dikur. Mund ta pranoj këtë. Por s’mund të pranoj poshtërimin dhe gjithë ato historitë e tjera. Është e habitshme se si njerëzit mendojnë se ndodhi shumë shpejt. ‘Një ditë ishe e lumtur në tapetin e kuq, ndërsa ditën tjetër po putheshe me një shoqe në Itali. Si dreqin?’ Epo, kishte shumë gjëra në mes të cilat ju nuk i patë.”Miley shtoi se kur një marrëdhënie përfundon, ajo nuk kthehet pas. Ndonjëherë një gjë e tillë e bën të duket si një njeri i ftohtë, por kështu është. Sa i përket takimeve të ardhshme, u shpreh:“Bëni mirë ta dini se çfarë doni sepse thjesht nuk kam ndërmend të shpenzoj edhe 10 vite të tjera, siç bëra me dashurinë time të parë, për ta kuptuar.”Nuk është hera e parë që ajo flet për paragjykimet e njerëzve dhe thekson faktin që askush nuk di asgjë se çfarë ndodh realisht mes një çifti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *