• |
ide | kryesore

PD: Rama sfidon ambasadoren e SHBA, sot në Vlorë në krah të të dënuarit për trafik droge në Itali (FOTO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama u shfaq sot në Vlorë gjatë inspektimit të punimeve në “Lungomare 2”, në krah të ish-deputetit socialist, Shkëlqim Selami, i larguar nga Kuvendi nga ligji i dekrimalizimit, si pjesë e organizatave kriminale. Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata u shpreh se Rama sfidon ambasadoren e SHBA, e cila një ditë më parë kërkoi të mbaheshin larg zyrtarët e ish-dënuar. “Rama nuk fiton dot zgjedhjet pa krimin”, u shpreh Gjata.

Deklarata e plotë

Edi Rama e ka të pamundur të ndahet nga bashkëpunimi me njerëzit e inkriminuar, pavarësisht presionit ndërkombëtar për tu ndarë prej tyre. Shefi i Rilindjes u shfaq sot në Vlorë gjatë një përurimi në krah me ish-deputetin e larguar nga politika me vendim të KQZ si pjesëmarrës në organizata kriminale, Shkelqim Selami.

Duke u shfaqur krah Selamit, Rama sfidoi publikisht sot ambasadoren e SHBA, Yuri Kim e cila vetëm dy ditë më parë ju dërgoi një letër partive kryesore shqiptare, që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme në lidhje me pastërtinë e figurës se kandidatëve të tyren.

Një paralajmërim të tillë Ambasada Amerikane e ka bërë edhe më parë, por gjithmonë Edi Rama e ka injoruar, sepse ai e ka të qartë se pa mbështetjen e krimit të organizuar nuk fiton kurrë zgjedhjet. Edi Rama është peng i krimit dhe pa largimin e tij politika nuk mund të çlirohet nga krimi i organizuar dhe korrupsioni.



4 Comments

  1. Duke e marre ne veten e pare dhe ne menyre te drejteperdrejte…!!!
    Amerikanet dhe te tjere pas tyre, pranojne kete “lopçarin” se nuk kane as te tille ne krahun tjeter…!!!
    Punet e atyre shkojne VAJ me kedo (aq me teper me te tille) ndersa, per Ne, ruhet stabiliteti…!!!
    Shifemi ne te tjera “krime” dhe me te tjere “kriminele” sepse te denuarit apo te burgosurit (qe jane lehtesisht te identifikueshem nga letrat) nuk jane vetem por, kane bashkepunetore akoma te padenuar dhe jashte burgut (qe dalim per Nate e per Dite neper TV-i, me kostume te shtrenjta e me kravata dhe, pse jo, edhe u prijne ne fitore te reja mases proletare)…!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *