• |
ide | kryesore

Përfundon takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Hoti flet për ofertën e amerikanëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë përfunduar takimin e tyre të parë në Shtëpinë e Bardhë. Në një konferencë për mediat, Hoti tha se nesër pritet të finalizohet diskutimi mes dy vendeve.

“Jemi takuar me O’Brien dhe Grenell. Kishim një takim me presidentin serb gjithashtu. Nesër presim të finalizojmë këtë diskutim që patëm sot. Një gjë mund t’iu them që marrëveshje të dëmshme dhe të papranueshme asnjëherë nuk kanë ardhur dhe nuk do të vijnë nga Shtëpia e Bardhë.

Kemi bërë një progres në çështjet ekonomike dhe kemi bërë një hap të madh. As nuk është shtruar e as nuk do të shtrohet në tavolinë çështja e shkëmbimit të territoreve. Nesër do të shihni marrëveshjen sepse kështu është diskutuar”, – tha Hoti.

Takimi u organizua nga këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien, si dhe i dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Para takimit në Shtëpinë e Bardhë, Hoti ka thënë se asnjë diskutim tjetër nuk bëhet me Serbinë, përveç se për njohje reciproke.

Ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se pala serbe do të bëjë çmos për të arritur një kompromis për çështje të rëndësishme ekonomike. Në Beograd flitet se Vuçiçit po i bëhet presion për ta njohur Kosovën dhe se i është paraqitur edhe një draft me 16 pika. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Hoti marionete komplet. Ato qe thote nuk i beson as vet. Ceshtja ekonomike ka 2 vjet qe eshte dakortesuar, neser thjesht do firmoset gjoba qe kosova duhet ti paguaj shba dhe serbise. Shqiperia e ka humb kosoven, te tjerat jane pralla me mbret.

  2. Uroj qe Kryeministri Hoti te jete ne lartesine e aktit historik qe po luhet ne Amerike. Ne te kunderten ai do perballet me pasoja te medha per te e Kosova nuk do ta mare veten kurre. Eshte per te ardhe keq qe Shqiperia eshte komplet jashte loje. Kryeministri Edi Rama me dashje ose pa dashje po kontrtibon ne dobsimin e faktorit shqiptar.

  3. O plera e shytet kosoven tani dal nga dal jane thurur planet te shperbehet edhe shqiperia mjer rinia shqiptare ku e kan degdisur keta palo politikan. Ikni ikni ikni nga ky vend i mbrekullushem te pastrojm banjat tualetet e botes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *