• |
ide | kryesore

Presidentët e Superiores në Minsk: Duka tregon arsyen e ftesës për krerët e klubeve

-Instant, Sport



Delegacioni i Kombëtares së Shqipërisë që ka udhëtuar në Minsk, për debutimin e kuqezinjve kundër Bjellorusisë në Nations League ka patur edhe 10 emra më shumë: ato të presidentëve të klubeve të Superiores, që kanë marrë një ftesë nga numri 1 i FSHF-së Armand Duka. Në një intervistë për RTSH Sport në Bjellorusi, presidenti i FSHF-së ka sqaruar edhe arsyen e ftesës: “Unë i kam ftuar të gjithë presidentët e Superiores. Kemi kaluar një vit të vështirë, si në Shqipëri dhe në futboll. E kemi kaluar së bashku. Ky ishte destinacioni jonë i parë dhe ata e pranuan me kënaqësi. Nuk do të kemi tifozë do të kemi drejtuesit e futbollit shqiptar. Ata kanë diskutuar, kemi vizituar Minskun. Kanë diskutuar dhe për problemet e tyre dhe për krijimin e Ligës së Re. Uroj që t’i gëzojmë ne nga këtu tifozët shqiptarë”, tha Duka.

Drejtuesit e Federatës këtë herë janë treguar dinakë, ndoshta të djegur nga rastet e Kabashit apo Rashicës, që refuzuan kuqezinjtë për një kombëtare tjetër. Kështu, luajnë apo jo për Çepelen, 17 vjecarin e Inter e Armando Brojën 18 vjecarin e Chelsea e të huazuar tek Vitesse ka ardhur grumbullimi, që i bën ekskluzivisht lojtarë të Shqipërisë: “Çepele është aktivizuar me moshat e Italisë. Nuk ka qenë i dyzuar. Pa asnjë dyzimi ka thënë që do të luajë me Shqipërinë. Menjëherë ka pranuar që t’i bashkohet me Kombëtaren A”.

Në fund Duka ka bërë edhe një kërkesë, duke shkuar madje më larg se tekniku Reja në konferencë për shtyp: “Unë dua 6 pikë dhe ne i meritojmë 6 pikë, por mund të dalim edhe me 0 pikë. Le të marrim ato që meritojmë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *