• |
ide | kryesore

Producenti i ‘Black Panther zbulon mesazhin e fundit të Chadwick Boseman

-Instant, Paparazzi, Slider



Producenti ekzekutiv i filmi “Black Panther”, Nate Moore ka zbuluar  mesazhin e fundit që aktori Chadwick Boseman i dërgoi, para se të ndërronte jetë.

Nate tregoi se mesazhi i fundit kishte të bënte me punën e tyre me fondacionin Make-a-Wish, një organizatë jofitimprurëse që përpiqet të plotësojë nevojat dhe dëshirat e fëmijëve të cilët vuajnë nga sëmundje kritike. Më pas, Nate zbuloi mesazhin e Chadwick“Më theu zemrën, or burrë. Duhet ta bëjmë. Njerëzit meritojnë një jetë të këndshme, momente të veçanta. Ata kanë përjetuar një ferr me ato sëmundje. Nëse mundemi t’i lehtësojmë sadopak dhimbjet dhe t’i sjellim një moment gëzimi, teksa hap me gëzim çantat, atëherë kemi bërë një ndryshim në jetën tij.” Aktori ndërroi jetë javën e kaluar pas një beteje me kancerin e zorrës së trashë, .



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *