• |
ide | kryesore

Rama e përdori për propagandë me Cristiano Ronaldon, familja e Alesio Cakonit e harruar: Shteti s’na dha as shpenzimet e varrimit (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Tërmeti i 26 nëntorit do të kujtohet gjatë nga mijëra familje shqiptare, të cilat humbën shtëpitë, duke përjetuar ende një situatë shumë të vështirë. Mëngjes i 26 nëntorit do mbetet i zi përgjithmonë për familjaret e 51 viktimave, që humbën të dashurit e tyre. Në Thumanë dhe Durrës u prodhuan fatkeqësitë më të medha, disa familje u shuan, dhe u goditën shumë fort, duke e bërë të vështirë rikuperimin psikologjik.

Një nga familjet e goditura rëndë është ajo e Manjola Cakonit, e cila humbi bashkëshortin e saj dhe vajzën 15 vjecare, ndërsa vetë shpëtoi së bashku me djalin e vogël. Alesio u bë frymëzim në ato ditë të trishta nëntori. Djali i vogël arriti t’i shpëtojë me shumë pak lëndime rënies nga kati i 5-të i pallatit ku jetonte me familjen e tij.

Por si e kujtojne sot mëngjesin e 26 nentorit, Alesio dhe nëna e tij Manjola Cakoni?

Manjola Cakoni pasi u dërgua në spital ishte në gjendje shumë të rëndë, e pavetëdijshme për disa ditë. Asaj nuk i treguan për 3 javë, se kishte humbur bashkëshortin dhe vajzën. Alesio ishte ngushëllim i madh për nënën. Edhe djaloshi ishte ndër ata që i jepte kurajo asaj, duke i thënë që motra dhe babai ishin gjallë.

Manjola tashmë jeton me kujtime, në faqet e murit ka varur fotografitë e bashkëshortit dhe vajzës së saj 15-vjecare, Dritës.

Familja Cakoni u vendos në Bathore, në një shtëpi ku vetë kryeministri Edi Rama shkoi për t’i vizituar në fillim. Sipas Manjolës kanë qenë vetë njerëz të stafit të Kryeministrit që e kanë marre në telefon, e duke i premtuar se do të kishte një pension, por se vec duhet të priste. Por pas disa kohësh i thanë se nuk e përfitonte pensionin, të cilin mund ta merrte po të kishte 3 viktima në familje.

Manjola tregon gjithashtu se fatura prej 3.5 milion lekësh e shërbimeve funerale, dhe e drekës mortore, e paguar nga të afërmit e saj, dhe e marrë përsipër nga shteti shqiptar, asaj nuk i është dhënë akoma.

Alesio merr sot një bonus prej 150 mijë lekësh në muaj, ose 5 mijë lekë në ditë, ndërsa pensioni i burrit që humbi jetën është 40 mijë lekë në muaj. Kjo familje duhet të mbahet me 1 300 lekë në ditë.

Djaloshi 11-vjecar, vetëm pak ditë pas tërmetit, u dërgua në Itali së bashku me Aurelin, të voglin tjetër që shpëtoi mrekullisht në Thumanë, për të takuar C. Ronaldon dhe Xhanluixhi Buffon. Alesio e kujton atë si një ditë të bukur.

Manjola Cakoni thotë se bashkëshorti dhe vajza, ikën nga kjo jetë prej neglizhencës së shtetit, sepse tërmeti i shtatorit shkaktoi dëmtime të mëdha në pallatin e tyre, por ekspertët nuk dolën në një përfundim, dhe nuk iu thanë as të hyjnë as të dalin nga shtëpia.

40-vjecarja dhe Alesio paralajmërojnë se këtë cështje do ta ndjekin edhe në rrugë gjyqësore, sepse janë të bindur se kjo histori ka përgjegjës.

Manjola Cakoni ka një mesazh të drejtpërdrejtë për Kryeministrin Edi Rama.

Tashmë e vetmja arsye e Manjolës për të jetuar është të rrisë djalin e saj Alesion, por në kushtet e saj është shumë e vështirë, prandaj ajo kërkon nga shteti shqiptar lidhjen e një pensioni që do të bënte të mundur të përballonte jetën e tyre, në një kohë kur djali është 11 vjeç dhe nëna e pamundur për të punuar, për shkak të problemeve shëndetësore që ka.

Slogani i kryeministrit i përdorur përgjatë periudhes së post tërmetit, ishte “ti nuk do të jesh kurrë vetëm”, për të treguar se shteti shqiptar do të ishte pranë familjeve që humbën të dashurit e tyre, për ata që humbën shtëpitë, dhe historia e rrëfyer nga familja Cakoni, tregoi se ata sot janë vetëm./ News 24



6 Comments

  1. Te gjithe shqiptaret sot jane vetem.
    Ne krye te qeverise ndodhet nje internacionalist neobolshevik, i paatdhe, antifamiljar, sociopat, psikopat, grabites profesionist.

  2. I vjen keq te gjitheve per kete familje dhe per fatkeqesine.. Po nuk po kuptoj perse kjo po i ve fajin shtetit edhe sepse ka vazhduar te banoje ne nje pallat qe ishte shume i demtuar qe ne shtator. Nuk eshte se shteti eshte i kulluar po perse kjo nuk gjen edhe pergjegjesi tek vetja? Tjeter, perse duhet shteti me leket e taksapaguesve ti paguaje edhe funeralin (3.5 mil leke????) . E kuptoj ndihmen e perkoheshme dhe asistencen per femijen por qe zonja qe 40 vjece te marre pension me duket e egzagjeruar..Shteti ti gjeje pune te paguaje kontributet.., po duke pas parasysh 3.5 mil per dreken mortore, paska aq te aferm saqe nuk paska nevoje per ndihmen e shtetit per pune.. Te jete e bindur zonja qe nuk ka shtet ne bote qe te paguan shpenzimet e varrimit, pension, ndihme dhe shtepine gratis..Tani hajde shajme por me mire mendohemi me pare!

  3. Sepse vete shteti ia premtoi, banesen, denimin per pergjegjesit, shtepine e re, shoenzimet e varrimit!

    Mbase ju nuk jetoni ne Shqiperi dhe s’ia keni idene. Madje jam i sigurt per kete!

    Nderkohe vete shteti ia mori djalin dhe e coi ne Itali perta takuar me Ronaldon….dmth e perdori per reklame dhe nuk ia ndihmoi realisht familjen!

  4. O klluf, nuk e kupton pse i ve faj shtetit se kjo grua ka vazhduar te jetoje qe ne shtator ne nje pallat te demtuar”. Po ku te vinte te jetonte ,te shpia jote? Shteti vete i shpalli te babanueshme qe ne shtator dhe nuk i strehoi diku tjeter keta njerez. Kshu ky shteti qe te dhimbset ty kaq shume eshte fajtor dhe eshte per ti bere m…. ne koke ketij mut shteti dhe atyre bythlepiresave si ti.

  5. As mos i degjoni zagaret mavi as mos i lexoni keta -bir kurvash ,keta gra -moter qirat sepse nuk kane as nje fije njerzilleku dhe dhembshurie .Keta vdesin vetem per propogande dhe show ,ketyre prag qirave vetem t’ju rroje partia.

  6. E rëndësishme që djali takoi Ronaldon dhe kk shfrytëzoi një fëmi fatkeq ta takonte dhe ai Ronaldon.Çrëndësi ka që për këtë familje sinteresohet shteti. Çfaqjen e dha kk.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *