• |
ide | kryesore

Raporti se Shqipëria është e treta nga fundi për biznes në Europë, reagon Basha

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari Basha publikon në Twitter raportin e EuCham, duke theksuar se qeveria ka dështuar.

Në raport, Shqipëria renditet e treta nga fundi si vend për ë bërë biznes në Europë. Basha vazhdon reagimin duke thënë se me ardhjen e tij në pushtet, gjithçka do të ndryshojë për mirë për shqiptarët.

Lexo më tej: Shqipëria në vendin e tretë nga fundi për biznes në Europë 

“Raporti i fundit i EuCham që e rendit ?? ndër tre vendet e fundit në ?? për të bërë biznes, konfirmon qartë se kjo qeveri ka dështuar: sot kriza është shtrirë në çdo hallkë të ekonomisë. Me Ramën, Shqipëria u bë ndër vendet më të korruptuara, me taksat më të larta në rajon,më pak tërheqëse për investime. Vendit sot i duhet një model i ri ekonomik, me taksa të ulëta,mbështetje për sipërmarrjen, stimulim për investimet dhe bizneset që hapin vende pune. Me planin tonë ne do të kemi taksën e sheshtë 9%,do të luftojmë konkurencën e pandershme dhe korrupsionin, do ti japim frymëmarrje ekonomisë për të sjellë investime, mundësi punësimi me të ardhura dinjitoze dhe jetë më të mirë për të gjithë shqiptarët.” – shkruan Basha mes të tjerash. ©LAPSI.AL



3 Comments

  1. EDI RAMA CARLO BOLINO DHE YMER GELBAZA KELLIRA HAJDUTET E SHQIPËRISE thotë:

    EDI RAMA I VJEDHE SHQIPTARET DHE LEKET I NDANE ME CARLO BOLEN BOLINO DHE YMER GELBAZA KELLIRA DHE KOL SALLAKU E FRED PEZEN

  2. ””’ Me planin tonë ne do të kemi taksën e sheshtë 9%,do të luftojmë konkurencën e pandershme dhe korrupsionin, do ti japim frymëmarrje ekonomisë për të sjellë investime, mundësi punësimi me të ardhura dinjitoze dhe jetë më të mirë për të gjithë shqiptarët. ””’

    Ne DO TE , DO TE , DO TE, DO TE… po si DO TI BEJ , si DO TI BEJ , si DO TI BEJ. nuk e thote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *