• |
ide | kryesore

Shkodër/ Humb jetën në aksident një 32-vjeçar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një motorr është përplasur me një shtyllë në Shkodër e për pasojë ka humbur jeten drejtuesi i mjetit, vetëm 32 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditwn e sotme në lagjen Garuc në fshatin Oblike.

Pavarësisht se viktima u dërgua në spital, nuk mundi t’i mbijetojë plageve të marra si pasojë e përplasjes.

Çfarë thotë policia 

Më datë 03.09.2020, rreth orës 09:35, në vendin e quajtur Fshati Garuc, Oblikë Shkodër, duke drejtuar motorrçikleten tip “Dayang”, shtetasi Z. V. 32 vjeç, banues në Fshatin Velinaj, Shkodër, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi, i cili sapo ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *