• |
ide | kryesore

Shoferi i kamionit të 613 kg kokainë në Durrës kërkon pafajësinë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Armando Pezaku, shoferi i kamionit që transportoi kontenierin me 613 kilogramë kokainë nga porti i Durrësit në Maminas kërkon lirimin nga qelia.

Dosja e 613 kg kokaine të kapura në Portin e Durrësit vijon shqyrtimin në Gjykatën e Posaçme. Sot, avokati i të akuzuarit Armando Pezaku, Arben Prenga, ka bërë mbrojtjen në gjykatë për klientin e tij.

Mësohet se mbrojtja për Pezakun ishte gati që në dhjetor të 2018 dhe avokati ka kërkuar pafajësinë për klientin e tij. Armando Pezaku është një ndër të akuzuarit si pjesë e grupit të 613 kg kokaine, që u kap në shkurt të vitit 2018 dhe ishte sasia më e madhe e futur ndonjëherë në vendin tonë.

Ndërkohë, të pandehurit e tjerë, Arbër Çekaj e Donaldo Lushaj, kanë paraqitur kërkesën për shtyrje, pasi avokati Maks Haxhia ka paraqitur raport mjekësor. Çekajt dhe Lushajt u është caktuar avokat kryesisht nga gjykata, ndërsa seanca e radhës është caktuar në datën 8 shtator.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *