• |
ide | kryesore

Suarez praktikisht i Juventus: për Barcelonën një pagesë “simbolike”

-Instant, Sport



Duke parë vështirësitë për të mbërritur për Dzeko, Juventus është vënë në lëvizje konkrete për të siguruar Luis Suarez. Shifra e lartë e pagesës (flitet për një akord për 10 milionë për tre vite kontratë), amortizohet nga fakti se nuk duhet të paguajë asgjë për Barcelonën. Ose edhe më mirë, drejtuesit bardhezinj janë të gatshëm të lehtësojnë nisjen e sulmuesit uruguajan, ashtu si ndodhi për Rakitic, me Sevilla që derdhi 1,5 milionë euro plus një pjesë variabël rreth 9.

Për shkak të taksave të favorshme italiane: Dekreti i famshëm i Rritjes, do të luante në favor të bardhezinjve. Suarez do të kënaqej me 10 milionë në vit, e nga arkat bardhezi do të dilnin “vetëm” 15 milionë në dy sezone. Nga ana e Suarez është dhënë pëlqimi për transferimin në Torino. Prioriteti i tij këto ditë është të gjendet një rrugë dalje me Barcelonën, ku në 6 sezone ka fituar ndër të tjera edhe një Champions (2015), duke i shënuar në finalen e Berlinit pikërisht ndaj bardhezinjve, e katër herë la Liga.

Keshtu, për të liruar Suarez, Juventus është e gatshme të shpenzojë një shifër low cost për të mbajtur raportet e mira me Barçën, një skuadër me të cilën bardhezinjtë, sidomos në merkaton e fundit, kanë patur shumë kontakte.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *